Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç reagoi pas protestave kundër tij në Beograd.
Vuçiç deklaroi se do të ftojë qytetarët për bashkim dhe unitet në një tubim në kryeqytetin serb më 19 prill. Sipas tij, uniteti është i nevojshëm pasi Serbinë e presin shumë probleme.
“Nuk nuk do të fshihemi më 19 prill. Nuk do të shëtisim nëpër rrugë, por do të qëndrojmë me një vend për të treguar se sa prej nesh jemi”, tha ai.
Opozita në Serbi ka ftuar për të shtunën marshin protestues kundër presidentit Vuçiç. Ky, sipas opozitës, pritet të jetë marshi më i madh deri më tani.
Presidenti serb tha se Aleanca për Serbinë nuk ka as 10 për qind të mbështetjes së qytetarëve.
“Para çdo fshati unë mund të mbledh më shumë njerëz”, ironizoi Vuçiç, sipas tij pjesëmarrjen e ulët.
Që prej dhjetorit të vitit të kaluar, në Serbi po mbahen protesta për të kundërshtuar, siç thuhet, sundimin autokratik të Vuçiçit dhe kufizimit të lirisë së mediave.
Protestuesit po ashtu kanë shprehur zemërimin e tyre ndaj transmetuesve shtetëror RTS dhe RTV. Muajin e kaluar, një grup protestuesish hyri në ndërtesën e RTS, duke kërkuar që t’iu lejohet që të lexojnë kërkesat e tyre në një transmetim direkt televiziv.
Nga ana tjetër, kreu i shtetit serb ka tentuar që ta paraqesë veten si një reformator pro-Bashkimit Evropian, teksa kërkon që të mbajë marrëdhënie të mira, me aleaten tradicionale, Rusinë.