MENU
klinika

Investimet e së ardhmes

Bujqësia shqiptare ‘zgjon’ interesin e sauditëve

20.04.2019 - 12:11

Investitorët sauditë kanë shprehur interes për të investuar në sektorin bujqësor në Shqipëri.

Gjatë një takimi në ministri, Sekretari i Përgjithshëm i ministrisë, Enea Hoti, i njohu ata me projektet që parashikohen në këtë sektor ndërsa i ftoi të jenë pjesë e PPP-ve për të ndërtuar tre qendra multifunksionale bujqësore.

“Projekti i parë që duam të propozojmë është krijimi i tre qendrave bujqësore multifunksionale.”

Bledi-Cuci-konica.al
Bledi-Cuci-konica.al

Ministri Bledi Çuçi u shpreh se Shqipëria rurale ka ende potenciale të pashfrytëzuara.

Grupi i investitorëve sauditë vizituan Shqipërinë me ftesë të Kryeministrit Edi Rama për një “Business Tour” tre ditor.

Ata treguan interes të veçantë ata u interesuan për blerjen nga Shqipëria të bagëtive të imta nga Shqipëria,prodhimin e grurit dhe patates, qendrat bujqësore multifunksionale si dhe rehabilitimin e digave dhe sistemit të vaditjes.