MENU
klinika

Si frymëzon kulturat rrëfimi

Pse është e rëndësishme të kujtojmë?

17.04.2019 - 12:12

Si e përkufizojnë antropologët kujtesën kolektive? Pse është e rëndësishme të kujtojmë? Në rrugëtimin midis kujtimeve dhe harresës, si mund të ndërtohet memoria e gjeneratave të reja?

“Kujtesa kolektive është pak a shumë mitizimi i tërësisë së kujtimeve nisur nga eksperienca e jetuar e komunitetit”, – shprehet historiani Pierre Nora. Pra, kujtesa kolektive përcaktohet nga një kujtesë individuale dhe, së bashku me faktorë të tjerë, ndërton një identitetet unik. Mënyra e nxjerrjes në pah të një kujtimi, për t’u bërë pjesë e kujtesës kolektive është sigurisht rrëfimi. Nevojitetn rrëfimet e duhura për të kujtuar. Nëse sjellim ndërmend ngjarjet që janë përjetësuar në kujtesën kolektive, është e pashmangshme të mos sjellim ndërmend iniciativën më famëkeqe për shfarosjen e njerëzve në historinë e botës, ajo e Holokaustit dhe e Shoahut. Kujtimet e të mbijetuarve, historitë e treguara, u bënë menjëherë pjesë e kujtesës kolektive, në mënyrë që ato tmerre të mos përsëriteshin më.

 

 

Ky është kushtrimi, ky është qëllimi i rrëfimeve të memories kolektive, të vetëdijshme për të lejuar kalimin e këtyre dëshmive nga njëri brez në tjetrin, për të kapërcyer shkaqet, që, në rastin e holokaustit, janë tmerrësisht të ashpra. Me ngjarjet e Gjermanisë naziste dhe shfarosjet racore, lind edhe ndërgjegjësimi, veçanërisht mes studiuesve të shkencave shoqërore, për të qartësuar se krahas kujtesës individuale ekziston edhe një kujtesë kolektive, që është në gjendje të devijojë të gjitha masat përmes propagandës. Prej gjysmës së dytë të shekullit të kaluar, është bërë e qartë se: të flasësh, të tregosh dhe të kujtosh,  janë tri foljet përcaktojnë integritetin dhe autoritetin e një kombi, të një populli të krijuar nga qenie njerëzore, duke theksuar se viktimat nuk do të kishin ekzistuar nëse nuk do të ishin treguar, por edhe duke kuptuar se vetë historia e ndërton realitetin e saj duke e rrëfyer atë.

Rrëfimi i kujtesës kolektive është pjesë e dëshmive, e dokumenteve që do prehen në arkiva, në biblioteka. Memoria, në këtë kuptim, shndërrohet në kujtesë dëshmi, kur mbajtësi i kujtimit nuk është më rrëfyesi, por një person tjetër. Shpesh rrjedha e historisë është ndeshur me rrethana harrimi, me harresë totale. Rrëfimi i masakrave kërkon guxim, vendosmëri, durim. Është e domosdoshme të praktikohen ushtrime të kujtesës për të mos i harruar ato, për ta nxitur guximin e dëshmisë të mbizotërojë heshtjen e dhimbjes, të terrorit. Kujtesa kolektive duhet të jetë mjet për të nxitur shpresën, përmes përdorimit të penës si mjeti më i mirë për luftën dhe ndryshimeve shoqërore.

 

 

Ç’vlerë kulturore dhe ç’domethënie marrin në antropologji termat kujtim dhe kujtesë kolektive? Antropologjia, në vetvete, është e gatshme të destabilizojë diktaturat e zakonshme sociale, t’i shpërbëjë dhe t’i analizojë ato, në mënyrë që të gjejë afritë dhe të ketë mundësinë të luftojë shokun kulturor që çdo individ përjeton në një rrethanë impakti, sidomos nëse kemi të bëjmë me ndikim të dhunshëm, me kontekste të tjera kulturore. Antropologjia na mëson të jemi të vetëdijshëm për etnocentrizmin, një fenomen shoqëror dhe kulturor, në bazë të të cilit gjykohet historia dhe strukturat shoqërore përmes kategorive përkatës, duke pasur si referencë të vetme vlerat e tyre, të cilat konceptohen të tilla vetëm sepse i përkasin atij grupi të veçantë shoqëror. Etnocentrizmi gjeneron keqkuptimin, keqkuptimi gjeneron mosbesimin, në rastet më të rënda frikën, ksenofobinë. Për shembull, antropologjia, përmes dobësimit të etnocentrizmit, shqyrton se në dispozitat tona kulturore ekziston vetëm një term për të treguar borën, ndërsa në kulturën e të ashtuquajturve eskimezë ekzistojnë gati 450 të tilla. […]

 

Cila është mënyra e memorizimit të kujtimeve të trurit? Sigurisht përmes rrëfimit. Edhe në këtë kontekst kemi etnografinë (përshkrimi dhe analiza e të dhënave të grumbulluara nga antropologët në fushë), shkencë që identifikohet si instrumenti më i përshtatshëm për të mbledhur dëshmitë që do të bëhen kujtesë kolektive. Kështu, nga këndvështrimi i shkencave shoqërore, kujtesa frymëzon kulturat, i ndryshon në brendësi, ndihmon në harrimin e identitetit të dikujt në favor të ndarjes, të hapjes, të një të ardhmeje që e mirëpret krahëhapur.

 

Përmes rrëfimeve të sakta, secili prej nesh, sipas antropologjisë, duhet të hedhë vështimin drejt të kaluarës: një oksimor që garanton se e nesërmja duhet të jetë me rrezatuese sesa e sotmja. Të kujtojmë origjinën është e domosdoshme, por duhet ta kthejmë shikimin drejt së ardhmes. Një vështrim që e zotëron Prometeu modern, brezi i ri, të cilit i akordohet mbështetje dhe shpresë. Sepse, siç shkruante Plutarku: “Të rinjtë nuk janë vazo për t’u mbushur, por pishtarë për t’u ndezur”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Agolli, poeti i tokës, njeriut dhe... vdekjes.

“Ç’t’i bësh! S’më rrihet pa shkrepur një varg”


Arratisja më e madhe në veriun e vendit

Si e kaluan kufirin 26 veta të familjes Skepi më 1958!

Çfarë i ndodhi doktor Guarametos, i qëlluar nga hetuesi i tij

Misteret e një darke në faqet e një romani magjik të Ismail Kadaresë!

Bashkëshortja e ish-futbollistit rrëfen lidhjen e tyre pasionante

Piloti që u bë portier, historia e Mikel Jankut!

Xhufi: Enver Hoxha nuk donte t’ia linte partinë…

43 vjet nga vdekja, letra e fundit e Mehmet Shehut!

Pesë ditë pas shkarkimit të Abigeila Voshtinës

Aulon Naçi emërohet drejtor i ri i TKOB