“YouTube” hoqi dorë nga prodhimet televizive me buxhet të lartë, duke i lënë kështu fushë të lirë “Apple”, që sapo prezantoi shërbimin e ri streaming.
Vendimi, sipas “Bloomberg”, vjen si pasojë e rezultateve të dobëta krahasuar me pritshmëritë.
Në modelin e zgjedhur nga “YouTube”, prodhimet televizive me buxhet të lartë propozoheshin në episode pilote falas për këdo, ndërsa pjesa tjetër e episodeve ishin të disponueshme me pagesë për abonentët e “YouTube Premium”.
Nga ky vendim preken edhe spektakli “Overthinking with Kat & June”, si dhe seriali fantashkencë “Origin”.
Nuk dihet fati i “Step Up: Hight Water”.
Sipas “Bloomberg”, pika kyçe e biznesit të platformës mbetet shitja e reklamave, përmes të cilave kompania ka fituar rreth 15 miliardë dollarë.