MENU
klinika

Deklarata

Zgjedhjet në Veri/ Eksperti amerikan: Mund të ndikojnë…

11.04.2019 - 12:03

Daniel Serwer, njohësi i çështjeve të Ballkanit, njëherësh profesor në Universitetin Johns Hopkins në Uashington tha: “Vendimi i serbëve nga veriu i Kosovës, të mbledhur rreth listës serbe, për të shkuar në zgjedhjet lokale mund të rifillojë dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës

Sipas mediave serbe, serbët në veri të Kosovës e kanë kuptuar se nëse bojkotojnë zgjedhjet, atëherë ata nuk do të përfaqësohen në institucione.

Serwer sugjeron se vendimi për të marrë pjesë në zgjedhjet për institucionet në veri të Kosovës mund të ndikojë në vazhdimin e dialogut të bllokuar në mes të Beogradit dhe Prishtinës.

Natyrisht, nëse Prishtina tani përgjigjet duke pezulluar taksën ose diçka të tillë. Mund të jetë një hap në atë drejtim dhe shpresoj shumë për këtë”, është shprehur Serwer.

Duke vijuar më tej ai thekson: “Shpresoj se ideja e shkëmbimit të territorit të jetë gjithashtu e përjashtuar deri në momentin kur të dyja palët të kthehen në tryezën e bisedimeve”.

Dhjetëra sinjalizime për korrupsion dhe shpërdorim detyre

REL: Kurti erdhi në pushtet me premtimin për “duar të pastra”, por…

Nënshkrimi i marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Kosovës

Albin Kurti: Kur bëhemi bashkë, edhe punët janë më të mira

Rindezja e konfliktit me Kosovën dhe rindërtimi i qeverisë

Vuçiç po përpiqet të largojë vëmendjen nga protestat