Një nga përvojat më emocionuese të udhëtimeve është të provuarit të kuzhinave, recetave tipike apo përbërësve që mund të gjenden vetëm në atë vend apo rajon.
Nuk ka asgjë si shijimi i ushqimeve të shijshme lokale dhe pjatave autentike. Por, është është çdo ushqim i sigurtë për t’u konsumuar, kur shkoni jashtë? Sa të informuar jeni? Për t’ju qartësuar rreth asaj çfarë duam t’ju themi lexoni më poshtë!
Po listojmë ushqimet më të rrezikshme për t’u ngrënë, aq të dëmshme sa mund të shkaktojnë probleme serioze dhe madje mund të rrezikojnë jetën në disa raste.
- 1. Ackee
Ky frut është shumë i dashur në Xhamajka, por duhet të konsumohet vetëm kur është plotësisht i pjekur! Ngrënia e farave toksike që përmbajnë substanca helmuese mund të shkaktojnë të vjella.
- 2. Absinthe
Kjo pije e ëmbël me përbërës kryesorë : krimbi drurit kopra etj mund të shkaktojë halucinacione.
- 3. Cashews
A keni provuar ndonjëherë të hani një keshju nga lëvozhga e saj? Më siguri jo, sepse keshjus kurrë nuk shiten me lëvozhgë si mund të shiten kikirikët prsh. Kjo është për shkak se ato përmban acid anakardik, i njëjti kimikat që gjendet dhe tek lulet helmuese Ivy. “Helmi” gjendet në vajin e guaskës dhe jo në arrë. Megjithatë keshju është i mbuluar në këtë vaj dhe duhet përpunuar para se të jepet për konsum të përgjithshëm.
- 4. Oktapod i pagatuar
I njohur gjithashtu si Sannakji në Kore, ky ushqim deti mund hahet i papërpunuara. Rreziku nuk lidhet me ndonjë substancë helmuese, por nëse nuk përtypet mirë mund t’ju mbysë!
- 5. Djathë i mykur
Casu marzu ose përkthyer direkt si djathë “i kalbur / i mykur”, shërbehet tradicionalisht në Sardenjë. Gjatë procesit të maturimit, në djathë zhvillohen larva të gjalla të insekteve !