MENU
klinika

Aksion

AKU ‘zbarkon’ në Korçë e Tiranë, masa e penalizime të forta

11.05.2019 - 15:14

“Një ngarkesë me mish prej 209 kg, 88 prej tyre nuk ishin shoqëruar me vulat përkatëse siç e parashikon ligji”, kështu është konstatuar në Korçë nga kontrolli i ushtruar nga Agjencia Kombëtare e Ushqimit në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve.

Kontrollet janë ushtruar ndaj furnitorit, që furnizonte me ushqim burgun e Drenovës në Korçës dhe atë të Tiranës.

Ndërkohë në Tiranë, AKU së bashku me DPB-në kanë bllokuar mbi 2000 litra vaj në prag të skadencës, ndërsa ndaj furnitorëve janë marrë mase ligjore dhe penalizme me gjobë.

Njoftimet për rastet:

Në kuadër të bashkëpunimit institucional mes Autoritetit Kombëtar të Ushqimit dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve për garantimin e sigurisë së ushqimit që u shërbehet një kategorie specifike konsumatori, janë ndërmarrë dy kontrolle zyrtare:

?

Më datën 02.05.2019, trupa inspektuese e AKU-së Korçë ka kontrolluar një ngarkesë mishi prej 209 kg, në një subjekt të kontraktuar për furnizimin e IEVP Drenovë, Korçë. Gjatë kontrollit të ushtruar u konstatua se një pjesë e ngarkesës me këtë produkt në sasinë 88 kg nuk ishte e pajisur me shenjat identifikuese (vulën) të stabilimentit ku ishte kryer therja; dhe nuk shoqërohej me dokumentacionin përkatës (certifikata veterinare), siç përcakton legjislacioni në fuqi.

Ndaj subjektit, për shkeljen e konstatuar “Therje e kafshëve në kundërshtim me procedurën e parashikuar”, u mor masa administrative “Gjobë” në masën 100 000 (njëqind mijë) Lekë, si dhe masa administrative “Bllokim” për 88 kg mish viçi për asgjësim.

?

Trupat inspektuese të Drejtorisë Rajonale të AKU Tiranë kanë marrë mostra për kontroll zyrtar për një parti mall (2028 lt Vaj Luledielli në limitet e afatit të skadencës) që furnizohej nga DPRMSH për IEVP Tiranë.

Analizimi i mostrave të marra rezultoi me treguesit fiziko-kimik (numri i peroksideve) mbi normën e lejuar, dhe si rrjedhojë kjo parti malli prej 2028 lt Vaj Luledielli është bllokuar në subjekt pasi është e pasigurtë për konsum human dhe subjekti është detyruar të ndjekë procedurat e mëtejshme të agjësimit.

Lëvizje e shtuar në Kapshticë

Emigrantët kthehen për festat e fundvitit

Korça, Tirana, Vlora e Shkodra destinacionet më të preferuara

Të huajt zgjedhin Shqipërinë për festat e fundvitit!

Nëna kërkon ndihmë nga policia

Zhduket në rrethana misterioze 16-vjeçari

150 familje mbeten pa energji elektrike

Rikthehet dëbora në juglindje të vendit