Rregjistrimi i pasurisë, ndarja ose përpjestimi i saj në zyrat e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës mund të kryhet brenda 15 ditëve me një kosot prej 700 lekësh dhe pa pritur në radhë në dyert e zyrave të hipotekës.
Në faqen e-albania çdo person që dëshiron të kryejë veprime me pronën mund të aplikojë on-linë, të plotësojë dokumentet dhe të presë dokumentin në shpi, i cili vjen me anë të postës. Të gjithë procedurat me pronat mund të kryhen on-line në e-Albania.
Shërbimet elektronike vjen në ndihmë qytetarëve që të dërgojnë një kërkesë për regjistrimin e bashkimit, ndarjes apo pjesëtimit të pasurisë së paluajtshme.
Nëse pasuritë e paluajtshme në kufij të ngjitur me njëra-tjetrën janë pronë e të njëjtit pronar, si dhe i nënshtrohen në çdo rast të drejtave dhe detyrimeve të njëjta, me kërkesë të pronarit, regjistruesi regjistron bashkimin e tyre, duke mbyllur kartelat që u takojnë këtyre pasurive të paluajtshme dhe duke hapur një kartelë apo disa kartela të reja për pasurinë apo pasuritë e paluajtshme që dalin nga bashkime të tilla, si dhe duke përditësuar hartën kadastrale.
Me kërkesën me shkrim të pronarit të vetëm apo të të gjithë bashkëpronarëve për ndarjen e një pasurie të paluajtshme në dy a më shumë pjesë të kësaj pasurie, regjistruesi bën regjistrimin e ndarjes, duke mbyllur kartelën për pasurinë e paluajtshme që ndahet, hap kartela të reja dhe përditëson hartat kadastrale për pasuritë e paluajtshme të reja, që dalin nga ndarja dhe regjistron në kartelat e reja të gjithë informacionin që kishte kartela e mbyllur.
Në asnjë rast regjistruesi nuk lejon ndryshimin e pronësisë së pasurisë së paluajtshme, që fshin të drejtat reale mbi të.
Kur një pronar dëshiron ta ndajë në pjesë pasurinë e paluajtshme të tij,regjistruesi i kërkon atij të dorëzojë një plan rilevimi të nëndarjeve të propozuara, të përgatitura prej një topografi të licencuar. Në të gjitha rastet e përcaktuara në pikat e mësipërme të këtij neni, pronarët dorëzojnë në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme certifikatën origjinale të pasurisë që do të bashkohet ose do të ndahet, si dhe pajisen me certifikata të reja pronësie për pasuritë e krijuara.
Dokumentacioni i nevojshëm:
1. Dokument identifikimi i përdoruesit: Kartë Identiteti ose pasaportë biometrike (i nevojshëm për t’u loguar në portalin e-Albania)
2. Kërkesë e të interesuarit (e skanuar)
3. Planrilevimi.
4. Certifikatë pronësie
5. Kartela e pasurisë
6. Kontratë pjesëtimi ose vendim gjykate
Hapat e procedurës
1. Identifikohuni si qytetar ose si biznes në portal
2. Zgjidhni shërbimin “Kërkesë për regjistrimin e bashkimit, ndarjes apo pjesëtimit të pasurisë së paluajtshme”
3. Klikoni butonin” Përdor”
4. Plotësoni formularin elektronik me të dhënat e nevojshme mbi Zyrën vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, mbi pronën, mbi shërbimin/shërbimet e kërkuara dhe taksat e nevojshme.
5. Klikoni butonin “Dërgo” në faqen e fundit të formularit.
6. Shkarkoni mandatpagesën me të cilën mund të paraqiteni në bankë për të kryer pagesën e nevojshme.
7. Punonjësi i ZRPP-së proceson kërkesen e ardhur dhe në varësi të vendimit që merret kthen përgjigje me e-mail aplikuesit, me URL-në e shkarkimit të përgjigjes elektronike të ruajtur tek “Dokumentet e mia” në e-Albania, ose me njoftimin e arsyes së refuzimit.
Koha e nevojshme për marrjen e shërbimit
-15 ditë pune
Kostot
-700 lekë