MENU
klinika

Nga New York Times

Edhe një shekull më parë Amerika ndërtonte mure…

04.05.2019 - 15:28

Anti-emigracioni në zemër të politikëbërjes aktuale të Shtëpisë së Bardhë nuk është një fenomen i ri, as ksenofobia që ka infektuar rrjedhën politike.

“Nevoja e kufizimit është e qartë,” thuhej në një editorial të New York Times, sepse “institucionet amerikane janë të rrezikuara” nga “tufat e të huajve”.

Protestuesit u mblodhën qershorin e kaluar kundër ndarjeve të familjeve në qendër të El Paso, Texas.

Mbajtja e njerëzve jashtë vendit për shkak të kombësisë së tyre nuk ishte një ide e re. Në vitin 1923 një Gjykatë deklaroi se emigrantët nga India duhet të ndaloheshin.

Ajo që ishte ndryshe ishte se as të qenurit i bardhë nuk ishte biletë për hyrje.

Duke shkruar për emigrantët sllavë, sociologu Edward A. Ross i Universitetit të Wisconsin deklaroi se ata “ishin imune ndaj llojeve të caktuara të papastërtive. “Presidenti I Institutit të Teknologjisë në Massachusetts tha se të ardhurit nga Evropa Lindore dhe Jugore ishin” masa të mëdha të ndotjes”.

Uashington Post shkruante në një editorial se 90 për qind e italianëve që vijnë në Shtetet e Bashkuara ishin “pjellë e degjeneruar” e “hordhive aziatike”.

Në 1883 zoologu Charles B. Davenport, arriti në përfundimin se përbërja e popullsisë së vendit mund të përmirësohej nga kontrolli i kujdesshëm i mbarështimit njerëzor. Një nga hapat e parë, ai besonte, ishte të vendoste kontrolle të reja mbi emigracionin e hapur.

Në fillim, Davenport dëshironte të ndalonte imigracionin vetëm të njerëzve të prekur nga çrregullime specifike, epileptikët, “të dobëtit” dhe të tjerë me aftësi të kufizuara të ngjashme. Por së shpejti një antropologji e rreme dhe një teori gjenetike krejtësisht e pabazuar, e bindi Davenportin dhe të tjerët që qarkullimi i gjakut amerikan nuk u kërcënohej nga individë të dyshimtë, por nga të gjitha grupet etnike.

Grant nuk ishte një shkencëtar i vërtetë. Por Henry Fairfield Osborn, një paleontolog i njohur botërisht dhe miku i tij më i afërt, definitivisht ishte. Osborn mbështeti lëvizjen kundër emigracionit. “Jam i bindur”, tha Osborn, se “struktura shpirtërore, fizike, morale dhe intelektuale” e individëve është “e bazuar në karakteristikat racore”.

Kur Akti i Emigracionit të vitit 1924 arriti në sallën e Kongresit, u sigurua pasazhi. Albert Johnson, kryetar i Komisionit për Imigracionin, deklaroi se “arsyeja themelore” për kufizimin e imigracionit ishte “biologjike”.

Ligji krijoi kuota. Në vitin para ligjit, më shumë se 220,000 italianë hynë në Shtetet e Bashkuara. Kuota e uli atë numër në më pak se 4,000.

Kuotat e vitit 1924 mbetën në fuqi për më shumë se 40 vjet, ndërsa shkatërrimi ekonomik i një depresioni mbarëbotëror goditi Evropën jugore  dhe filloi egërsia e Holokaustit; ndërsa nazistët dhe vran 350,000 grekë dhe masakruan 200,000 serbë; dhe kampet e internimit u shtrinë nëpër rrënojat e Evropës së pasluftës.

Në 1920, Charles Davenport i kishte kërkuar Madison Grant, “A mund të ndërtojmë një mur mjaft të lartë në këtë vend” për të mbajtur larg të padëshiruarit? Ata mundeshin, dhe e bënë.

Daniel Okrent është autor i librit  “The Guarded Gate: Bigotry, Eugenics, and the Law That Kept Two Generations of Jews, Italians, and Other European Immigrants Out of America.”