Fero, një nga reperat më të pëlqyer për adoleshentët dhe të rinjtë, kohët e fundit ka qenë në vëmendjen e shtypit rozë edhe për lidhjen e tij me modelen Arbenita Ismaili.
Dyshja shfaqeshin shpesh janë shfaqur edhde në publik dhe nuk kanë munguar as dedikimet romantike për njëri-tjetrin.
Mirëpo, Fero i ka habitur të gjithë fansat e tij këtë mëngjes. Përmes një postimi në Instastory ai ka lajmëruar se është sërish beqar.
“Çkemi vajza, që tani e tutje unë jam sërish beqar”, ka shkruar ai ndërsa ka fshirë fotot nga Instagrami me Arbenitën, duke lënë vetëm njërën prej tyre.
Kjo ka lënë të kuptohet se marrëdhënie mes tyre ka marrë fund dhe reperi ka zgjedhur këtë mënyrë për ta ndarë atë publikisht.
Por vetëm pas disa orësh ka ardhur nga ana tjetër një reagim i modeles që i ka bërë ndjekësit e tyre konfuz.
Ajo ka publikuar një emoji duke qeshur me lot,gjë që përcjell një mesazh ende të paqartë.
Tashmë nuk dihet nëse çifti është ndarë realisht apo kjo është vetëm një shaka mes tyre ose ndoshta një zënkë e momentit, megjithatë ata ende vazhdojnë e ndjekin njëri-tjetrin në rrjetet sociale.