MENU
klinika

Kriza politike

Konfindustria: Të gjendet zgjidhje, pasoja të rënda për biznesin

31.05.2019 - 20:08

Konfindustria shpreh shqetësimin e thellë për zhvillimet politike të deritashme duke theksuar, se nëse nuk do të gjënden rrugëzgjidhje, pasojat do të jenë me përmasa të rënda për biznesin, qytetarët dhe ekonominë në tërësi edhe kështu në gjendje të vështirë.

Shqipëria, për shkak të mënyrës së ndërlidhjes strukturore të fuqishme të sistemit politik dhe ekonomik, rrezikon të mbetet pa biznese kombëtare, shkatërrim të prodhimit vendor, largime të mëtejshme të masive, goditje afatgjatë në tregjet financiare dhe investimeve të huaj.

Pavarësisht kohës së kufizuar, Konfindustria vlerëson, se ende është e mundur të gjehen dhe të jepen zgjidhje të minutës së fundit për të shmangur skenarin e përplasjes së drejtpërdrejtë dhe rënien së lire dhe të shpejtë të gjithë sistemit politik dhe ekonomik të sotëm me pasoja vetasgjësuese të pashmangshme edhe për vetë gjithë vendimarrjen e tashme politike pa përjashtim.

Është e mundshme, që domosdoshmëria e ndryshimit thelbësor të sistemit të dështuar të kryhet me një shtrirje më të gjatë kohore, duke zbutur pasojat për qytetarët, biznesin dhe vetë demokracinë shqiptare.

Në rast të kundërt rrezikojmë, që të paktën në afatmesëm të kalohet në përfundime skajore, që mund të shkojnë nga anarkia e zgjeruar deri në autotarizëm të plotë.

Rastet e mësipërme nuk janë të paprovuara në historinë e re të Shqipërisë dhe për përballimin e tyre është dashur deri prania e drejtpërdrejtë ndërkombëtare. Pasojat e krizës në Shqipëri shtrihen në mënyrë të pashmangshme edhe në Kosovë dhe hapsirat e tjera shqiptare, duke dëmtuar rëndë interesin kombëtar.

Konfindustria vlerëson, se pakica duhet të luajë rolin e saj si bashpërgjegjëse për ti dhënë kuptim dhe për të mos cbërë krejtësisht të drejtën e qytetarëve për të zgjedhur ndërmjet ofertave politike, si një nga vlerat e vetme të prodhuara në 30 vite nga demokracia e dobët dhe jo funksionale shqiptare.

Shumica, me përgjegjësine e të qënit në pushtet, duhet të krijojë të gjitha kushtet dhe të bëjë të githa përpjekjet, përfshirë edhe prekjen, qoftë edhe të përkohshme dhe të pjesshme të interesit personal për hir të atij publik dhe kombëtar, për të shmangur skenarin e zhvillimit të zgjedhjeve vendore pa garë.

Gjithashtu, shumica në pushtet duhet të jetë e përmbajtur për të mos lejuar, që në kushtet e funksionimit jo normal të Kuvendit të Shqipërisë dhe të gjendjes së rënduar politike, të mos merren vendime të pabazuara, subjektive dhe korrupsioniste të “state capture/kapjes së shtetit”, që prekin interesat ekonomike në afatgjatë të vendit, biznesit dhe qytetarëve shqiptarë.