A është momenti i Manfred Weber? Anëtari i Bashkimit Kristian Social të Bavarisë (CSU) është kandidati kryesor për Partinë Popullore Evropiane që të jetë presidenti i ardhshëm i Komisionit Europian.
Ose thënë ndryhse, Weber është nominimi aktual i kancelares gjermane Angela Merkel për të zëvendësuar Jean-Claude Juncker si politikanin ndoshta më të fuqishëm të Bashkimit Evropian. Madje mendohet që pa përkrahjen e saj, mundësitë e tij për t’u shpallur si kandidati kryesor në zgjedhjet europiane do të ishin thuajse zero.
Weber nuk është emër familjar në Gjermani, të paktën jo ende, ndoshta për shkak të viteve të tij në Parlamentin Evropian, shmangies së politikës së brendshme.
Jeta e hershme
Manfred Weber ka lindur në Niederhatzkofen (Bavaria), në vitin 1972, i dyti nga tre vëllezërit. Pasi kishte braktisur shkollën e mesme në vitin 1990, ai shërbeu në shërbimin ushtarak në Neuburg an der Donau. Manfred u diplomua në inxhinieri fizike nga Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Munih në vitin 1996 dhe u martua në vitin 2002. Pas marrjes së diplomës në inxhinieri fizike, ai punoi si inxhinier i pavarur.
Përfshirja në politikë
Manfred Weber filloi të përfshihej në politikë në moshën 16 vjeçare, duke u bërë anëtar i Bashkimit Junge dhe Bashkimit Kristian Social (CSU) në vitin 1989. Nga 2003 deri më 2007, ai drejtoi Junge Union Bavaria si Kryetar Rajonal.
Kur ishte 29 vjeç, Manfred Weber u bë deputeti më i ri i Parlamentit të Bavarisë në vitin 2002, duke dhënë dorëheqjen në vitin 2004 për t’u zgjedhur anëtar i Parlamentit Europian. Ai ka qenë anëtar i Presidencës së Partisë CSU që nga viti 2009 dhe nënkryetar i Partisë CSU që nga viti 2015. Ai ishte gjithashtu Kryetar i Komitetit për të ardhmen e CSU 2009-2015 dhe gjithashtu kryesoi partinë CSU në Niederbayern, nga viti 2008 deri në vitin 2016.
Përveç aktiviteteve të tij profesionale dhe politike, Manfred Weber ka qenë anëtar i komitetit qendror të katolikëve në Gjermani që nga nëntori 2016 dhe është gjithashtu anëtar i komitetit rajonal të katolikëve në Bavari.
Weber dhe Parlamenti Europian
Ai u zgjodh në Parlamentin Europian në vitin 2004 dhe që atëherë ka qenë në Komitetet për Çështjet Kushtetuese, Liritë Civile, Drejtësinë dhe Çështjet e Brendshme, si dhe për Zhvillimin Rajonal.
Nga 2006 në 2009, Manfred Weber ishte Zëdhënësi për Çështjet e Brendshme për Grupin PPE-DE, pasi Grupi i PPE ishte i njohur në atë kohë. Ai ka qenë anëtar i Byrosë së Grupit të PPE-së që nga viti 2006 dhe u zgjodh nënkryetar i grupit PPE pas zgjedhjeve evropiane të vitit 2009, përpara se të bëhej kryetar në 2014.
Ndërsa zgjedhjet kryesore evropiane gjenden gjithnjë e më afër, duhet të shohim edhe se kush do të mund të zërë vendin më të lartë të BE në Bruksel. Jean-Claude Juncker është presidenti aktual i Komisionit Evropian, por mbetet për tu pare se kush do ta pasojë atë pas zgjedhjeve të majit e nëse Weber do të mund të zërë karrigen e tij.