Bëhet fjalë për këngëtarin Fero dhe te dashurën e tij, Arbenita Ismajli, ata duket se janë martuar në fshehtësi.
Çifti simpatik shqiptar tashmë duket se e kanë ngritur në një nivel më të lartë lidhjen e tyre.
Të paktën kështu kanë lënë të kuptohet në bazë të disa imazheve të publikuar në rrjetet sociale Arbenitës.
“Burri” ka shkruar Arbenita në njërën nga videot e sjella në llogarinë personale të Instagramit, e cila shihet nën përqafimin e reperit.
Nuk dihet se sa është e vërtetë kjo apo vetëm se bukuroshja ka vendosurqë tani e tutje ta thërrasë kështu këngëtarin.
Përveç kësaj videoje, modelja shpërndau edhe një fotografi, përmes të cilës tha që “vetëm gratë e forta mund t’i bëjnë meshkujt më të mirë”.
Ndërsa, lidhja mes tyre u zbulua në muajin tetor të vitit të kaluar përmes disa fotografive të përbashkëta.