MENU
klinika

Fjala e ministres Denaj

Skema IDEA-Grant, 43 sipërmarrës përfitojnë mbështetje

28.05.2019 - 13:35

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë ishte e pranishme në ceremoninë e ndarjes së granteve për 43 sipërmarrës, prej të cilëve 15 gra.

Sipas njoftimit sipërmarrësit kanë përfituar nga skema IDEA-Grant e financuar nga GIZ dhe e implementuar në bashkëpunim me MFE.

Projekti mundëson trajnim dhe mundësi pjesëmarrje në një proces konkurrimi për mbështetje financiare për biznese ekzistuese, biznese të reja, dhe start-up-e në Shqipëri në fushën e turizmit, teknologjisë së informacionit, bujqësisë, zejtarisë, agro-përpunimit, dhe jo vetëm.

Denaj tha se projekti IDEA synon rritjen e mundësive për vetëpunësim të të rinjve të moshës 19-34 vjeç, dhe integrimin e emigrantëve të kthyer në vend në tregun e punës.

Gjithashtu, është pjesë e programit ProSEED- marrëveshje me qeverinë gjermane me qëllim nxitjen e punësimit për një zhvillim ekonomik të qendrueshwm.

Skema IDEA-Grant ofron subvencionim për kosto që kanë të bëjnë me aktivitete të miratuara mbi bazën e ndarjes së kostove.

Kjo nënkupton se granti nuk financon gjithë kostot, por vetëm një pjesë të tyre, ndërkohë që pjesa tjetër financohet nga përfituesi i grantit.

Njesia e Zbatimit te projektit PIU- ProSEEED njofton të gjitha bizneset egzistuese dhe start-up se kanë filluar aplikimet për Skemen e IDEA-Grant në mbështetje të asprirantëve për sipërmarrës.

Thirrja per propozim 08 per periudhen 1-31.04.2019

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Qeveri-FMN, diferencë e thellë

“Pingpongu” i borxhit, Denaj: Është 67.2%

Projektet për zhvillimin e zonave rurale

Denaj: Mbështetje fermave familjare