MENU
klinika

“Butrinti fsheh të shkuarën greke”

“The Times”: E vërteta u takon arkeologëve vendas

26.05.2019 - 14:09

   “Gërmimet zbulojnë të shkuarën greke, të qytetit antik shqiptar”, – citon “The Times”, duke vazhduar më tej: “Për dekada të tëra, qyteti i lashtë i Butrintit, i shtrirë në bregun jugor të Shqipërisë, ka qënë i dukshëm, por nuk vizitohej nga banorët.

Madje, vetë shqiptarët duhet të merrnin vizë brenda për brenda, për të shkuar në Butrint, në gadishullin buzë liqenit, fare pranë kufirit grek.

Tashmë, arkeologët kanë mundur të zhyten në thellësitë nënujore dhe kanë zbuluar prova që dëshmojnë se, Bouthroton u themelua, më shumë se 2,700 vjet më parë, si një koloni greke e korintasve.

 

 

 

‘Butrinti, i ka një borxh të madh Virgjilit. Në poemën e tij, ai e dërgoi heroin trojan, Enea, të pushonte në Butrint, gjatë rrugës për të gjetur Romën. Pra vetëm me një goditje, Butrinti ishte në hartën e botës,’ – thotë Richard Hodges.

Virgjili pohoi, se Butrinti ishte themeluar nga Helenusi, i biri i Priamit, mbret i Trojës dhe kur romakët e pushtuan në vitin 228 p.e.s., ishte një qytet i begatë me mure të larta, që kishte një teatër dhe një vend të shenjtë në nderim të zotit Asklepios.

Pas rënies së Romës dhe pas një sërë disfatash, Butrinti ra në duart e Bizantit, bullgarëve, normanëve, venedikasve dhe francezëve, deri kur në vitin 1799, të bëhej pjesë e Perandorisë Osmane.

Megjithatë, Butrinti nuk u harrua.

 

 

 

 

Lidhjet e këtij qyteti me Virgjilin, stimuluan gërmimet e para serioze arkeologjike nga Luigi Maria Ugolini, i cili punonte për qeverinë fashiste të Musolinit, në vitin 1928. Por, pas 1944-ës, gërmuesit e huaj u ndaluan nga regjimi komunist i Enver Hoxhës. Një vizitë e Nikita Hrushovit, në vitin 1945, ngjalli sërish interesin e të huajve.

Me rënien e komunizmit, në vitin 1991, Butrinti u bë fokusi i kërkimeve ndërkombëtare, nën kujdesin e ekipit të profesorit Hodges.

Rrënojat helene, romake dhe mesjetare janë studiuar me një kujdes të veçantë dhe tani, pjesët të cilat shumica e gërmuesve nuk mund t’i arrijnë, poshtë forumit romak kanë dhënë prova lidhur me themelet greke të qytetit, gjatë shekullit të shtatë dhe të tetë p.e.s.

Gërmimet e bëra nga një anëtar i ekipit të Hodgesit, David Hernandez, nga uiversiteti “Notre-Dame”, kanë treguar se shtresat nën forumin romak arrijnë deri në thellësinë shtatë metra.

Punonjësit locale, të trajnuar nga profesorët Hodges dhe Hernandez, kanë mundur të identifikojnë një pjesë të mirë të këtyre shtresave, duke bërë gërmimet e duhura.

 

 

 

Disa prej tyre, madje, tashmë janë ‘arkeologë shumë të zotë, të gatshëm për të përmbushur çdo detyrë që u ngarkohet’, – thotë David Hernandez, në “Journal Field of Archaeology”.

Nga kërkimet prej vitit 2011 e në vazhdim, janë gjetur pjesë druri apo të tjera lëndë organike, si: fije flokësh apo lëkura të ndryshme, si dhe janë zbuluar fara bimësh që datojnë nga shekulli i 7 p.e.s..

Si rrallëherë, në pjesën më të lartë dhe më të thatë të qytetit antik, janë zbuluar sende nga jeta e përditshme, dëshmi të ndërtesave masone, trotuare me mozaikë dhe vende të shenjta prej guri.

Mes këyre gjetjeve, ishin dhe disa plugje prej druri 2,300-vjeçare.

Butrinti u kufizua nga fusha pjellore e Vrinës, ku fermat u pasuan nga një varg vilash të fortifikuara. Ekonomia vendase kombinonte agrikulturën me peshkimin, të shtira mes liqenit të Butrintit dhe ngushticave të Korfuzit.

 

 

 

Profesor Hodges, thekson se, ndërkohë që Butrinti i përkiste Mesdheut dhe ishte fillimisht, një vend detar, lidhej gjithashtu me komunitetet bregdetare të Adriatikut dhe zonat e thella në lindje.

‘Vendndodhja e Butrintit, shërbeu po ashtu, mburojë nga sulmet a vërshimet e zhvillimit të turizmit pas luftës’, – thekson Profesor Hodges.

‘Tashmë u përket arkeologëve shqiptarë, të shohin qartë dhe ta rishkruajnë historinë e Mesdheut. Nëse e bëjnë, gurët e brishtë dhe të përjetshëm të Butrintit të vjetër, do të vazhdojnë të rezistojnë’, ka thënë ai.”/Konica.al

 

Përshtati: Hera Lera

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


‘40 destinacionet e nënvlerësuara’

Artikulli për Sarandën, fama mbërrin në Australi

Promovimi i brigjeve shqiptare

Me not, nga Butrinti në Korfuz


Arratisja më e madhe në veriun e vendit

Si e kaluan kufirin 26 veta të familjes Skepi më 1958!

Çfarë i ndodhi doktor Guarametos, i qëlluar nga hetuesi i tij

Misteret e një darke në faqet e një romani magjik të Ismail Kadaresë!

Bashkëshortja e ish-futbollistit rrëfen lidhjen e tyre pasionante

Piloti që u bë portier, historia e Mikel Jankut!

Xhufi: Enver Hoxha nuk donte t’ia linte partinë…

43 vjet nga vdekja, letra e fundit e Mehmet Shehut!

Pesë ditë pas shkarkimit të Abigeila Voshtinës

Aulon Naçi emërohet drejtor i ri i TKOB