MENU
klinika

U asgjësuan 135 ton produkte

Ushqimet e pasigurta, AKU bën bilancin e prillit

03.05.2019 - 10:56

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bërë bilancin e punës së muajit të kaluar (prill) ku rezulton se ka realizuar 8 mijë e 421 kontrolle nga të cilat 2 mijë e 685 janë ushtruar në stabilimentet e biznesit ushqimor.

Referuar kontrolleve zyrtare, AKU bën me dije se janë bllokuar 50 ton mish dhe nënprodukte të tij, pije, farëra, kripë etj.

Ndërkohë, gjatë muajit prill janë asgjësuar më shumë se 135 ton produkte ushqimore ndërsa 3 ngarkesa me sasi rreth 52 ton mish pule e produkte të tjera ushqimore janë kthyer në vendin e origjinës pasi nuk plotësonin standartet.

Sa i përket masave administrative, rezulton se janë marrë 718 paralajmërime, 5 gjoba me vlerë thuajse 12 milion lekë dhe 7 masa për ndërprerje aktiviteti të operatorit të biznesit.

AKU-aksioni-konica.al

Masat administrative i referohen shkeljeve të parashikimeve ligjore që lidhen me tregtimin e produkteve jashtë afateve të përdorimit, mungesë e sistemit të gjurmueshmërisë, mangësi në kushtet higjeno-sanitare, tregtim produkti mish i pa pajisur me certifikatë veterinare dhe vulë, mungesë në dokumentacion shoqërues të importit, mosetiketim në gjuhën shqipe etj”, njofton AKU.

Një element i rëndësishëm i punës që evidentohet nga AKU janë denoncimet e qytetarëve.

Gjatë muajit prill ka pasur 27 raste denoncimi për probleme me sigurinë e produkteve ushqimore si: salçiçe, miell, nënprodukte të qumështit, mish, ëmbëlsira dhe fruta-perime, të hedhura në treg nga operatorë të ndryshëm.

Në përfundim të kontrolleve të ushtruara menjëherë tek subjektet përkatëse, trupat inspektuese kanë vendosur 7 masa administrative “Gjobë” me vlerë totale 700,000 Lekë (për etiketim të parregullt, mungesë kushtesh higjeno-sanitare, mungesë sistemi gjurmueshmërie etj), 7 masa administrative “Paralajmërim” për korrigjimin e mangësive që nuk cënojnë drejtpërdrejtë sigurinë e ushqimit dhe 3 masa administrative “bllokim të produktit të prodhuar”, njofton AKU.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN