Antonio Conte nuk deshiron te humbasë më kohë tek Interi dhe ka filluar të mendojë për skuadrën që do të ketë në dispozicion sezonin e ardhshëm.
Talenti i Kombëtares italiane Nicolo Barella nuk është i vetmi që mund të përforcojë repartin e mesfushës.
Zikaltërit po insistojnë të rikthejnë në Milano nënkampionin e botës, Mateo Kovacic, i cili është kthyer te Reali pas huazimit 1-vjeçar te Chelsea.
Sipas mediave italiane në takimin e zhvilluar ditën e djeshme mes drejtuesve të Interit dhe trajnerit Antonio Conte ku është folur për merkaton, afrimi i Kovacic ka marrë ‘bekimin’ e trajnerit italian.
Interi dëshiron ta rikthejë kroatin në Serie A në formë huazimi me të drejtë blerjeje.
Kovacic u largua nga zikaltrit në verën e vitit 2015 me Realin që derdhi në arkat e Interit shumën e 38 milionë eurove ndërsa tashmë mesfushori mund të rivishet zikaltër.