MENU
klinika

Masat shtesë

Gjoba/ Penalizohen me 600 mijë lekë subjektet që lejojnë duhanin!

16.06.2019 - 18:03

Shtohen masat kundër duhanit.

600 mijë lekë do të jetë gjoba për të gjithë subjektet që shkelin ligjin për pirjen e duhanit në ambientet e brendshme, të cilët do të kapen në shkelje të përsëritur brenda një periudhe 3-mujore.

Ka mbërritur në Kuvend projektligji, që parashikon forcimin e masave për zbatimin e këtij ligji.

Sipas propozimeve, masa e gjobës prej 600 mijë lekësh do të vendoset pikërisht në rast se subjekti e përsërit shkeljen brenda një periudhe 3-mujore, ndërkohë që në rastet e tjerë masa e gjobës mbetet 300 mijë lekë.

Ndërkohë që, nëse subjekti i tatueshëm i penalizuar për herë të dytë gjendet përsëri në shkelje, brenda një afati kohor 1-vjeçar atëherë ndaj tij vendoset gjobë në vlerën e 300 mijë lekëve dhe pezullim të aktivitetit deri në shlyerjen e masave të gjobës”.

Gjithashtu, me ndryshimet ligjore, një paketë cigare në treg duhet të përmbajë të paktën 20 cigare, duke hequr nga qarkullimi paketimet e vogla, që kryesisht kanë nga 10 cigare.