MENU
klinika

Të dhënat nga INSTAT

Investimet në hoteleri/ Ekspertët: Shtrembërim i konkurrencës

02.06.2019 - 16:32

Arrin në 286 mijë metra katror është sipërfaqja e lejeve të dhëna për hotele vetëm për tremujorin e parë të vitit 2019.

Sipas të dhënave të INSTAT gjatë tre muajve të parë të vitit janë dhënë 28 leje ndërtimi.

Ndonëse si numër lejesh rritja ka qenë modeste, 28 nga 25 leje që ishin tremujorin e një viti më parë, sipërfaqja e ndërtimit është 15-fishuar në raport me një vit më parë.

Sipërfaqja mesatare për një leje të dhënë për hotel përllogaritet të jetë 10 mijë metra katror, kjo do të thotë që një pjesë e këtyre lejeve janë dhënë për struktura me kapacitetet të larta akomoduese. Sipas të dhënave zyrtare prej vitit 2016 ka pasur interes të shtuar për të ndërtuar në sektorin e hotelerisë në vend, me një rritje të shpejtë të numrit të lejeve të dhëna sikurse tregojnë edhe shifrat e INSTAT.

Në total për vitin 2016 u dhanë 11 leje ndërtimi, ndërsa në vitet në vijim, 2017 dhe 2018, u dhanë përkatësisht 53 dhe 75 leje. Ritmi i rritjes ka vijuar edhe përgjatë 2019-s, sikurse tregojnë të dhënat paraprake, ku vetëm sipërfaqja e dhënë në tre muajt e parë është sa dyfishi i sipërfaqes së dhënë gjatë gjithë viti të kaluar.

INSTAT bën të ditur se vlera e përafërt e lejeve të dhënave në T1 e 2019-s do të shkojë në 9.9 miliardë lekë, nga 1.4 që ishte në tremujorin e fundit të vitit 2018. Në krahasim me të njëjtën periudhë një vit më parë, vlera e përafërt e lejeve të ndërtimit të dhëna për hotele është më shumë se 14-fishuar. Pas lehtësisë fiskale të Qeverisë për investimet në turizëm është vënë re një dyndje në këtë sektor.

Megjithatë sipas ekspertëve të sektorit, kjo mund të çoje në një mbingopje të tregut për hotelet e luksit. Menaxherët e tregut pohojnë se investimet në hotelerinë e luksit do të kenë mbikapacitete dhe do të shtrembërojnë konkurrencën.

Hotelet kryesore (të kategorisë 4-5 yje) po luajnë me çmime minimale, nën kosto, duke dëmtuar tregun dhe duke shitur në fashën e hoteleve me 3 yje dhe deri 50% më lirë se rajoni.

Duhet ecur me hapa të kujdesshëm.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN