MENU
klinika

Presidenti i FIA flet për Schumacher

“Kujdesem për të njësoj si dikur për babanë e tij”

12.06.2019 - 15:52

Jean Todt, presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Automobilizmit (FIA) ka qenë njeriu më i afërt për Michael Schumacher në sportin e Formula 1.

Së bashku ata fituan 5 tituj kampionë radhazi me “kokëkuqen”, një binom që la gjurmë në mesin e viteve 2000.

Todt shpesh shkon në shtëpinë e 7 herë kampionit të botës, i aksidentuar prej 5 vitesh dhe që tashmë stafetën ia ka lënë djalit të tij, Mick Schumacher.

20-vjeçari aktualisht garon në Formula 2.

“Mick ka shumë talent, por duhet t’i qëndrojmë afër që t’i japim kohën e duhur për të garuar në Formula 1 dhe për të fituar”, tha Todt.

“I qëndroj pranë, shumë. Ashtu sikurse dikur kam bërë edhe me babanë e tij. Mick e takoj shpesh, për herë të fundit në Montekarlo, bashkë me Korina (bashkëshortja e Michael)”, u shpreh Jean Todt, dikur drejtor sportiv te Ferrari.