Më shumë gra janë zgjedhur në Parlamentin Europian se kurrë më parë, por burrat ende përbëjnë 60% të deputetëve, sipas një analize të rezultateve të zgjedhjeve evropiane.
Përqindja e deputetëve femra është rritur pak nga 36% pesë vjet më parë në rreth 39%, ose 286 nga 751 vende, sipas rezultateve zyrtare të konfirmuara.
Bilanci gjinor do të jetë mbi mesataren prej 30.2% të parlamenteve kombëtare të BE-së. Njëmbëdhjetë shtete anëtare zbatuan kuotat gjinore për partitë në zgjedhjet e 2019, nga tetë në vitin 2014.
Rezultati, megjithatë, e lë parlamentin europian pas 16 parlamenteve anembanë botës në aspektin e përfaqësimit të femrave.
Gjashtë nga 28 shtetet anëtare po e kthejnë parlamentin ne një grup të balancuar të deputetëve: Suedia (55%), Finlanda (54%), Franca (50%), Sllovenia (50%), Luksemburgu (50%) dhe Mbretëria e Bashkuar (47%), nga 41% në 2014.
Qipro nuk ka zgjedhur ndonjë deputete femer dhe Sllovakia zgjodhi dy nga 14 deputetët e saj (15%).
Rezultati do të forcojë thirrjet për krerët e BE për të emëruar një presidente femër të Komisionit ose Këshillit evropian, për të zëvendësuar Jean-Claude Juncker dhe Donald Tusk respektivisht.
Gwendoline Lefebvre, presidenti i Lobit Evropian të Grave (EWL), i cili zhvilloi analizën, tha: “Ne tani duhet të përqendrohemi në të ardhmen e Bashkimit Evropian. Ne kërkojmë nga shtetet anëtare që secili prej tyre te propozoje dy njerëz për rolin e komisionerit europian, të paktën një prej tyre grua”.
28 liderët duhet të gjejnë kandidatë për rolet e presidentit në komisionin, këshillin, Bankën Qendrore Evropiane dhe Parlamentin Europian dhe përfaqësuesin e lartë te politikës së jashtme.
Tre nga 28 krerët e qeverive të BE janë gra, duke përfshirë kryeministren britanike që po largohet, Theresa May.
Parlamentet me përfaqësimin më të lartë të grave në botë janë Ruanda (61.3%), Kuba (53.2%), Bolivia (53.1%), Meksika (48.2%) dhe Suedia (47.3%). Mesatarja botërore për parlamentet kombëtare është 24%.