11.06.2019 - 10:18
Gjatë mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve është marrë vendimi për procedurat e shkarkimit të presidentit Meta.
Në këtë mbledhje është vendosur që të mbahet 5 orë debat për shkarkimin.
Konferenca e Kryetarëve ka vendosur 5 orë debat në seancën plenare të së enjtes për këtë çështje.
Kujtojmë që shkarkimi i Metës u vendos dje nga Partia Socialiste.
Sakaq, debati për shkarkimin do të jetë pika e parë e rendit të ditës.
Mëngjesin e djeshëm Presidenti Ilir Meta zyrtarizoi zhdrekretimin e zgjedhjeve të 30 qershorit, nisur nga kriza politike në vend.
Vendimi i kreut të shtetit u përshëndet nga opozita, ndërsa mazhoranca nisi menjëherë procedurat për shkarkimin e tij.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Nga Alban Daci
Më parë rrëzon Meta Ramën se Rama Metën!
Anulimi i zgjedhjeve
Dekreti i Metës mbërrin në KQZ, PS kërkon mbledhje urgjente
Anulimi i zgjedhjeve
PS shkarkon Metën? Ja çfarë thotë ambasadori i OSBE
Nisin procedurat