Tjetër risi nga DPSHTRR. Nga 1 Qershori rishikohet testi teorik i klasit B. Nga 4864 pyetje në total eliminohen 1199 pyetje ngatërrestare dhe korrigjohen 1848 pyetje me gabime gramatikore ose kuptimore.
Ndryshimet e bëra janë të konsultuara të gjitha një për një me grupet e interesit, specialistë të fushës dhe ekspertë. Në këtë mënyrë testi i ri teorik bëhet më i kuptueshëm, më korrekt, më praktik dhe objektiv.
Motomjete me katër rrota, të ndryshëm nga ata të kategorisë AM,masa pa ngarkesë e të cilave është më e vogël ose e barabartë me 400 kg ose 550 kg për mjetet e destinuara për transport mallrash (kategoria L7), përjashtuar masën e baterive për mjetet elektrikë, të cilat fuqinë maksimale neto të motorit e kanë më të ulët ose të barabartë me 15kw; Mjete të tjera që konsiderohen motomjete me tri rrota simetrike ndaj aksit gjatësor (kategoria L5). Mosha 18 vjeç.
Automjete me masë maksimale të autorizuar jo më të madhe se 3500 kg dhe me jo më shumë se 8 ndenjëse, përjashtuar ndenjësen e drejtuesit të mjetit.
Mjetet e kësaj kategorie mund të tërheqin një rimorkio të lehtë ose një gjysmërimorkio që nuk e kalon masën maksimale të autorizuar 750 kg;
Motomjete me tri rrota simetrike ndaj aksit gjatësor me fuqi më të madhe se 15 kw (e vlefshme vetëm për territorin kombëtar);
Motomjete të kategorisë A1 me kusht që mbajtësi i lejedrejtimit të jetë të paktën 21 vjeç (e vlefshme vetëm për territorin kombëtar);
Makinat bujqësore; Makinat teknologjike;
Kategoria B me kodin 96: – kombinimi i një mjeti të kategorisë B dhe një rimorkio ose gjysmërimorkioje që i kalon 750 kg, kur masa maksimale e autorizuar e një kombinimi të tillë është më i vogël se 4250 kg. Mosha 18 vjeç