MENU
klinika

Protestë dhe miting

Rama: Shkodra sfida ime personale, Ademi më e paafta në histori

20.06.2019 - 20:42

Nga Shkodra në një situatë jo të zakontë për mbajtjen e tubimit elektoral, kryeministri Edi Rama u zotua se transforimimi i këtij qyteti në 4 vitet e ardhshme do të jetë sfida e tij personale. Edhe pse në protestë, vetëm larg metra nga takimi elektoral i PS-së, kreu i qeverisë nuk kurseu akuzat për kryebashkiaken e Voltana Ademi, të cilën e konsideroi të më të paaftën e gjithë historisë, që nga dita që bashkitë kanë hapur dyert në shtetin shqiptar.

“Dua t’ju them dicka jo vetëm socialistëve po edhe demokratëve, atyre që jetojnë në Shkodër, apo janë të lidhur me të. 4 vjet më parë jut hash vlonjatëve se ishte koha për të hapur një kapitull transformimi dhe kushdo që e sheh Vlorën sot, e ka të vështirë ta njohë, ndërsa sot ju them shkodranëve që Shkodra e 4 viteve të ardhshm është sfida ime personale për të bërë bashkë me Valdrinin më shumë se në të thuajse 30 vitet e marra bashkë nën drejtimin e atyre që sot kanë dalë në rrugë të madhe e nuk dinë më se cfarë të ofrojnë tjetër vec kërcënimeve shantazheve, molotovëve dhe kaosit.

Më vjen shumë keq që nuk ka na u dha mundësia që drejtueses më të paaftë që është ulur ndonjëherë në karrigen e një kryetari bashkie të majtë apo të dhjathtë në të gjitha vitet e shtetit shqiptar, t’i jepnin një mësim të merituar me votë në një garë alternativash, e ballafaqimi demokratik. Pse? Kjo nuk është në dorën tonë, s’e zgjodhëm ne. Ata kapitulluan përpara fillimit të betejës zgjedhore, sepse plan ii tyre nuk ka lidhje me Shkodrën, e me të ardhmen, plani i tyre është plani i 4 njerëzve në hall shumë të madh me drejtësinë që po vjen e atyre rrotull.

Nëse unë do isha njeriu që ata përpiqen të pikturojnë, si njeriu që i do gjithë pushtetet, dy vjet më parë i kisha mundësitë. Ikën nga parlamenti se nuk donin vettingun e filluan të njëjtin avaz, Rama ik, s’ka zgjedhje me Ramën. E mbajnë mend shumë se sa shumë i jam lut Bashën edhe kur BE e SHBA u dorëzuan.” U shpreh Rama.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!