MENU
klinika

Krijimtaria pozitive

Bart përballë ekzistencializmit

12.06.2019 - 11:47

      Roland Xherar Bart një nga filozofët francezë më me ndikim, kritik letrar, hulumtoi teoritë sociale, antropologjinë dhe semiotikën, shkencën e simboleve, njëherazi studioi ndikimin e tyre në shoqëri. Puna e tij la gjurmë të thella në lëvizjet intelektuale të strukturalizmit dhe poststrukturalizmit.

Rrugëtimin filozofik, Bart e filloi me idetë reaguese ndaj fenomenit të ekzistencializmit. Në librin “Shkrimi në shkallën zero” (1953) shpreh mendimet e veta, ku citon se duke iu përmbajtur stilit dhe marrëveshjes së të shkruarit, shpesh autorët humbasin origjinalitetin e tyre çka i çon drejt mungesës së krijimtarisë dhe joorigjinalitetit. Debutoi me veprat “Mitologjitë” (1957), “Ese kritike” (1964), “Kulla Eifel dhe mitologji të tjera” (1964), ku eksploron domethënien sa i përket ikonave të  ndryshme kulturore popullore, duke filluar nga bota e modës, në reklamim deri në sportet e ndryshme.

 

 

 

 

Punë e mirënjohur mbetet “Vdekja e autorit” (1967), ku autori paraqet teorinë e famshme letrare. Gjatë intepretimit të veprave letrare ai kundërshton fuqishëm përfshirjen e të kaluarës së autorit, arsimin, klasën shoqërore, etninë, fenë, kombësinë dhe gjininë. Bart mendon se shkrimtari dhe krijimtaria e tij janë dy entitete të ndara, si rjedhojë ato nuk duhet të ngatërrohen kur shqyrtohet në mënyrë kritike puna e tij.

Roland Bart u rrit në bregdet, pa të atin, i cili u vra në luftë një vit pas ardhjes së tij në jetë, në 1915. Adoleshenti i vetmuar, i heshtur dhe i sëmurë nga tuberkulozi, u arsimua në Paris në vitet 1930. Gjithë jeta e tij shënohet nga një luftë e heshtur kundër sëmundjes.

“Në të vërtetë, nuk është “zi”, është brengë e pastër – pa zëvendësues, pa simbolizim. […] Gjithmonë jam habitur (me dhimbje) që ia dola, më në fund, të jetoj me dhimbjen time, që do të thotë se është deri diku e tolerueshme”.

Bart praktikonte gjithashtu edhe muzikën që nga fëmijëria, në piano, këngë, pra ishte edhe amator, edhe dijetar. Dinte të analizonte një partiturë, madje shkroi disa partitura, midis 1934 dhe 1941, për piano, zë, flaut dhe violonçel.

Si duhet përcaktuar krijimtaria e Bart? Si krijimtari e një filozofi, një teoricieni? Apo si kirijimtari e një shkrimtari? Studiuesi Eric Marty vlerëson “pozitivitetin” e thellë të punës së Roland Bart, i cili përherë rreket të gjejë kuptim jo vetëm në tekstet, por edhe në momentet e jetës.

“Krijimtaria e Roland Bart është një punë pozitive, në kuptimin që është e organizuar, ka një ekzistencë, një koherencë”, – Eric Marty.

 

 

 

 

Krijimtaria e viteve të para të Bart (1942-1961), e cila përmbledh artikuj të kritikave letrare, krysisht sa i përket teatrit, luzmohet nga “mitologjitë”. Më pas, në vitet 1962-1967 paraqesin në veçanti “Sistemin e mënyrës” dhe “Mbi rrënjë”, që nxiti polemika akademike dhe intelektuale. Mandej, me esenë “S/Z”, ku analizohet novela e mrekullueshme “Sarrasine” e Balzakut, megjithëse analiza ishte edhe më mbresëlënëse: linearizmi i tregimit ishte padyshim i një rëndësie të vogël për Bart, i cili propozon eximin me fjalë kyçe dhe nocione të ndërthurura – perdja, sekreti, zbulimi. Pra, sikur Sarrasini nuk ishte një objekt i përshpejtuar dhe linear, por një yjësi pikash në hapësirë, një strukturë gjeometrike që shfaqet jashtë kohe. Po ashtu, Roland Bart ka mjegulluar dallimin midis intelektualit dhe shkrimtarit, duke vlerësuar nuancën, vlerën e të shkruarit për mendimin. Edhe pse nuk i pëlqente shumë psikologjia, nga ana tjetër ai i kushtonte një rëndësi shumë të madhe, një vlerë shumë të madhe intimitetit. E gjithë vështirësia është të kalohet intimiteti i një qenieje pa kaluar nëpër të tërthortat e psikologjisë.

Në librin “S/Z” (1970), Bart shpreh mendimin e vet mbi atë që përbën një tekst ideal. Sipas tij, një tekst është me të vërtetë ideal nëse nuk kufizohet në domethënie dhe mund të interpretohet në mënyra të ndryshme. Po ashtu paraqet dy terma letrare: tekst shkrimor, që do të thotë tekst që mund të kuptohet kreativisht nga lexuesit dhe tekst lexues, në të cilin lexuesit janë të kufizuar në kuptimin e synuar nga shkrimtari.

 

 

 

 

 

Në tërësi, Bart iu përmbajt një filozofie të veçantë letrare dhe një stili të paqartë, të çuditshëm në të shkruar, i cili u kopjua gjerësisht nga shkrimtarët në mbarë botën. Teoritë e tij u vlerësuan dhe u kritikuan si nga profesionistët, ashtu edhe nga lexuesit. Pas viteve 1970, filozofia e tij u përhapur jo vetëm në Francë, por edhe në Amerikë dhe Evropë. Frymëzoi filozofë dhe mendimtarë të ndryshëm, ndër të cilët Mishel Foko, Zhak Lakan dhe Zhak Derrida.

Qasja e tij kritike ndaj letërsisë kontribuoi në zhvillimin e semiotikës, strukturalizmit dhe poststrukturalizmit. Filozofia e tij nuk kufizohet në këto shkolla të mendimit, në të vërtetë ka ndikuar tek mënyra të ndryshme të komunikimit, siç janë fotografia, muzika, madje edhe në fushën e kompjuterizimit. Puna e Roland Bart është gjithnjë e më e ndryshueshme dhe gjithnjë e përshtatshme, duke ofruar edhe sot mendjeprehtësi të reja për filozofët letrarë./Konica.al

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Frojdi, psikanaliza dhe letërsia

“Ëndrrat shprehin kujtime dhe njohuri”


Arratisja më e madhe në veriun e vendit

Si e kaluan kufirin 26 veta të familjes Skepi më 1958!

Çfarë i ndodhi doktor Guarametos, i qëlluar nga hetuesi i tij

Misteret e një darke në faqet e një romani magjik të Ismail Kadaresë!

Bashkëshortja e ish-futbollistit rrëfen lidhjen e tyre pasionante

Piloti që u bë portier, historia e Mikel Jankut!

Xhufi: Enver Hoxha nuk donte t’ia linte partinë…

43 vjet nga vdekja, letra e fundit e Mehmet Shehut!

Pesë ditë pas shkarkimit të Abigeila Voshtinës

Aulon Naçi emërohet drejtor i ri i TKOB