Hekurudha shqiptare ka hapur tenderin për rikontruktimin e linjës hekurudhore Shkozet – Kavajë.
Në dispozicion të rikonstruktimit është fondi prej 12.4 milionë lekësh.
Me anë të këtij investimi do të realizohet përmirësimi i parametrave të linjës hekurudhore si, rritja e shpejtësisë së lëvizjes në linjë, sistemimi i kullimit të ujërave nga dherat e lëna gjatë ndërtimit të autostradës, forcimi i materialeve hekurudhore për të përballuar forcat e lëvizjeve të mjeteve hekurudhore, etj.
Si pasojë e deformimeve dhe dobësimit të cilësive fizike të hekurudhës, shpejtësia e lëvizjes së trenave në këto zona është e reduktuar, me shpejtësi minimale 25 km/orë.
Pas ndërhyrjes, mendohet që shpejtësia e lëvizjes të kalojë me 40 km/orë. Afati limit i vendosur në dispozicion për aplikuesit është 01.07.2019.