MENU
klinika

Zëvendësojnë çdo multivitaminë

5 ushqimet me më shumë vlera!

12.07.2019 - 17:11

Trupi juaj ka nevojë për vitamina të ndryshme, minerale dhe lëndë ushqyese esenciale në mënyrë që të gjitha sistemet e aparatet të mirëfunksionojnë për të siguruar mirëqenien e organizmit të njeriut, shëndetin e plotë dhe për të luftuar sëmundjet e ndryshme.

Për fat të keq, shumica e njerëzve nuk plotësojnë sasinë e lëndëve ushqyese të rekomanduar në ditë, prandaj duket se gjejnë shpëtim tek multivitamina.

Megjithatë ekzistojnë disa ushqime aq të pasura në minerale, enzima e vitamina saqë do të zëvendësonin çfarëdolloj suplementi. Ajo që ju duhet të bëni është të shtoni këto ushqime në regjimin tuaj të përditshëm dhe voila! Nuk do të keni nevojë për asnjë pilulë!

  • Algat

Mungesa e jodit prek miliona njerëz në mbarë botën. Një i rritur që ka nivele të ulëta të jodit është në rrezik të lartë të preket nga problemet e tiroides.

Një grua shtatzënë me nivele të ulëta të jodit mund të lindë fëmijë me anomali etj. Një nga mënyrat më të mira për rritjen e niveleve të jodit është duke ngrënë alga deti. Merrni parasysh, megjithatë, se ka disa lloje alga deti që nuk duhet të konsumohen rregullisht pasi ato mund të tejkalojnë sasinë e sigurt të marrjes së jodit.

  • Kale

Kjo është ndoshta një nga perimet e familjes së lakrave me sasinë më të larta të lëndëve ushqyese. Vitamina K1 e cila është e rëndësishme për mpiksjen e gjakut, si dhe shëndetin e kockave. Përveç vitaminës K1, kale gjithashtu dihet se përmban mangan, kalium, fibra, vitaminën B6 dhe hekur.

  • Mëlçia

Një nga organet më të rëndësishme në trupin e një kafshe, është mëlçia sepse përmban sasi të larta të vitaminës A, folateve, vitaminës B12, hekurit dhe bakrit. Përbërja e vitaminës B12 në mëlçi është një nga më të rëndësishmet, sepse shumë njerëz e kanë seriozisht mungesa në këtë lëndë ushqyese në sistemin e tyre.

Pse është e nevojshme vitamina B12? Ajo luan një rol esencial në shëndetin mendor, në sistemin nervor, si dhe në shëndetin e qelizave. POR kini kujdes nuk duhet të hani më shumë se dy herë në javë.

  • Sardelet

Shtimi i sardeleve në dietën tuaj mund të jetë një avantazh i madh, veçanërisht pasi përmban acide yndyrore omega-3 që ndihmojnë në mbajtjen e zemrës suaj të shëndetshme. Jo vetëm për këto të fundit, por sardelet rekomandohen nga nutricionistët edhe për shkak të kalciumit apo selenit.

  • Specat e verdhë

Nëse vuani nga mungesa e vitaminës C atëherë shtoni specat e verdhë në regjimin tuaj. Vitamina C e tretshme në ujë është një përbërës thelbësor për trupin, sepse parandalon probleme të ndryshme shëndetësore. Nëse nivelet e vitaminës C janë normale, funksioni imunitar do të jetë në gjendjen më të mirë.