MENU
klinika

Shqipëria sharmante

“Boursorama”: Riviera tendenca e korrikut

10.07.2019 - 14:52

      Ia vlen t’i zbuloni bukuritë sharmante të Shqipërisë, – shkruan Camille Lemarchand nga “Boursorama”, kompani e famshme bankare franceze, me aktivitete që shtrihen edhe në portalet e njohura të informimit. Sipas saj, Shqipëria është një destinacion-tendencë e këtij korriku.

”Me një sipërfaqe sa Normandia, Shipëria që ndodhet vetëm dy orë e gjysmë me avion nga Parisi – është një margaritar ende i panjohur nga turistët e francezë. Është një vend frankofil, ku shpesh diskuton edhe me banorët. Por, nuk është ky interesi kryesor i këtij destinacioni sekret…

Plazhe përrallore e pothuaj të zbrazura

 

 

 

Shqipëria mburret para së gjithash, për autencitetin dhe mikpritjen e banorëve të saj. Ende e ruajtur nga turizmi i masës dhe nga globalizmi, ky vend duket i shkëputur nga koha… sidomos kur futesh brenda masiveve malore të saj, që përbëjnë 70 për qind të territorit.

Gjirokastra është qyteti për të cilin, ia vlen të ndalosh në mes të këtyre relieveve malore. Shtëpitë e gurta në rrëzë të malit dhe kështjella e saj, kanë me të vërtetë vendin që u takon në Trashëgiminë Botërore në UNESCO.

 

 

 

 

Për të gjithë ata që janë të dhënë pas rërës së bardhë, riviera është një parajsë. Aty nuk ka zona të mëdha të betonuara, por plazhe të mrekullueshme dhe pothuajse të zbrazura (gjë që të lejon të ecësh pak në këmbë).

 

 

 

 

Për të gjithë ata që kërkojnë komfortin e shezlognëve, të aktiviteteve ujore dhe restoranteve ne buzë të detit, Ksamili është i paevitueshëm. I ndodhur përballë ishullit grek të Korfuzit, ky fshat ka plazhet më të bukura të vendit. Popullariteti i tij në rritje po tërheq gjithnjë e më shumë turistë.

Nëse ju tundon një udhëtim në Shqipëri, mos vononi të rezervoni biletat, sepse shumë shpejt do të bëhet një destinacion i pashmangshëm për turistët europianë”, – thotë pa asnjë rezervë, Camille Lemarchand, përfaqësuese e kompanisë së famshme bankare franceze.

Arratisja më e madhe në veriun e vendit

Si e kaluan kufirin 26 veta të familjes Skepi më 1958!

Çfarë i ndodhi doktor Guarametos, i qëlluar nga hetuesi i tij

Misteret e një darke në faqet e një romani magjik të Ismail Kadaresë!

Bashkëshortja e ish-futbollistit rrëfen lidhjen e tyre pasionante

Piloti që u bë portier, historia e Mikel Jankut!

Xhufi: Enver Hoxha nuk donte t’ia linte partinë…

43 vjet nga vdekja, letra e fundit e Mehmet Shehut!

Pesë ditë pas shkarkimit të Abigeila Voshtinës

Aulon Naçi emërohet drejtor i ri i TKOB