MENU
klinika

Çfarë thonë ekspertët?

E dinit që kafeja ju ndihmon edhe të humbisni peshë?

24.07.2019 - 19:16

Studimi i Universitetit të Nottingham, i botuar të hënën, zbuloi se kafja mund të stimulojë “yndyrën e kafesë” në trup, e cila djeg kalori për të gjeneruar nxehtësi trupore.

Yndyra e kafesë është një nga dy llojet e yndyrës që gjendet tek njerëzit. Funksioni kryesor I saj është të gjenerojë nxehtësinë e trupit duke djegur kalori (në krahasim me yndyrën e bardhë, e cila është rezultat i ruajtjes së kalorive të tepërta).

Që do të thotë njerëzit me një indeks dhjamor më të ulët të trupit (BMI) kanë një sasi më të lartë yndyrë kafe.

“Yndyra e kafesë punon në mënyrë të ndryshme ndaj yndyrës tjetër në trupin tuaj dhe prodhon nxehtësi duke djegur sheqer dhe yndyrë, shpesh në përgjigje të të ftohtit”, tha profesor Michael Symonds, nga Shkolla e Mjekësisë në Universitetin e Nottingham, i cili bashkë-drejtoi studimin.

“Rritja e aktivitetit të saj përmirëson kontrollin e sheqerit në gjak, si dhe përmirësimin e nivelit të lipideve të gjakut dhe kalorive shtesë të djegur, ndihmë kjo për humbjen e peshës.”