MENU
klinika

Pas 60 vitesh dominimi mashkullor

Më në fund BE pak ‘rozë’

03.07.2019 - 15:03

Dy gra tani kryesojnë Komisionin Evropian dhe Bankën Qendrore Evropiane, duke thyer me më shumë se 60 vjet dominimin mashkullor në krye të institucioneve të bllokut.

Pas tre ditë bisedimesh, ministrja gjermane e mbrojtjes, Ursula von der Leyen, pati mbështetjen e krerëve të shteteve dhe qeverive për të zëvendësuar Jean-Claude Juncker si presidente e komisionit në Bruksel. Dhe drejtoresha franceze e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Christine Lagarde, do të shkojë në Frankfurt për të marrë përsipër detyrën e presidentes së parë femër të BQE.

Donald Tusk, kryetari që po largohet nga Këshilli Europian, tha pas bisedimeve të maratonës: “Unë jam vërtet i lumtur për të, në fund të fundit, Evropa është një grua “.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, tha: “Për mua, është gjithashtu një shenjë e mirë që një grua do ta ketë këtë zyrë për herë të parë”. Merkel vuri në dukje se ishte hera e parë në 52 vjet që një shtetas gjerman do të kryesonte komisionin.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, kishte propozuar Von der Leyen të drejtonte komisionin pasi Hungaria, Polonia, Republika Çeke, Sllovakia dhe Italia hodhën poshtë kandidaturën e ish-ministrit të jashtëm holandez Frans Timmermans.

28 krerët e shtetit dhe qeverisë, nga të cilët vetëm pesë janë gra, ishin nën presion për të thyer monopolin mashkullor në vendet e punës, edhe pse nuk kishte asnjë siguri se kjo do të ndodhte.

Kryeministri i Belgjikës, Çarls Michel, 43 vjeç, është zgjedhur për të zëvendësuar Donald Tusk si president i këshillit evropian. Ministri i jashtëm spanjoll Josep Borrell, 72 vjeç, do të bëhet përfaqësuesi i lartë i BE për çështjet e jashtme.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Koha për ta ndryshuar

Evropës i mungojnë lideret femra

Politikanet më të fuqishme

Femrat që ‘sundojnë’ Evropën