09.07.2019 - 20:47
Specialistët në Britani të Madhe paralajmërojnë se miliona njerëz po vënë në rrezik shëndetin nga pirja e duhanit.
Sipas një sondazhi një në pesë persona e pranojnë se pirja e duhanit mund të çojë në verbëri.
Duhanpirësit kanë dy herë më shumë gjasa të humbin shikimin e tyre në krahasim me jo-duhanpirësi.
Kjo ndodh sepse tymi i duhanit mund të shkaktojë dhe të përkeqësojë kushtet e syrit.
Tymi i cigareve përmban kimikate toksike që mund të irritojnë dhe dëmtojnë sytë.
Po ashtu pirja e duhanit mund të keqësojë problemet e shikimit me anë të diabetit duke dëmtuar enët e gjakut në pjesën e pasme të syrit, retinën.