MENU
klinika

Nga 17 zëra, 11 negativë

Të ardhurat për qershorin 2019, -2 miliardë lekë

19.07.2019 - 09:18

Përsa i përket mbledhjes së të ardhurave, 6 muajt e parë të vitit rezultojnë jopozitivë.

Ndikimin më negativ e ka Tatimi mbi Vlerën e Shtuar, ku vetëm për muajin qershor niveli i mosrealizimit është thuajse 2 miliardë lekë.

Në total, niveli i mosrealizimit nga plani i këtij viti për muajit qershor është -2 miliardë e 793 milion lekë.

Por nuk është vetëm ky burim të ardhurash që ka mosrealizim. Në total, nga 17 burime të ardhurash, 11 rezultojnë me mosrealizime në muajin qershor 2019.

1-Tatimi mbi Vlerën e Shtuar -1 miliardë e 981 milion lekë

2-Tatimi mbi Fitimin 391 milion lekë

3-Akcizat -184 milion lekë

4-Tatimi mbi të Ardhurat Personale 267 milion lekë

5-Taksa Nacionale dhe të tjera 23 milion lekë

6-Taksa Doganore -81 milion lekë

7-Taksë mbi Pasurinë(ndërtesat) -317 milion lekë

8-Taksë mbi Biznesin e vogël -20 milion lekë

9-Taksa Lokale 219 milion lekë

10-Sigurimi Shoqëror -72 milion lekë

11-Sigurimi Shëndetësor -57 milion lekë

12-Të ardhura për kompensim në vlerë të pronarëve -39 milion lekë

13-Tran.Fitimi nga Banka e Shqipërisë 0 lekë

14-Të ardhura nga Inst.Buxhetore -574 milion lekë

15-Dividenti 12 milion lekë

16-Tarifat e shërbimeve 16 milion lekë

17-Të tjera -162 milion lekë