MENU
klinika

Nisur nga thonjtë deri tek rrallimi i vetullave

5 ndryshime në trup që mund të zbulojnë shumë për shëndetin

29.08.2019 - 18:23

Disa probleme shëndetësore mund të jenë shumë të vshtira për tu kuruar – ato mund të duken si diçka e thjeshtë dhe nuk ju alarmojnë se duhet që të shkoni t bëni një kontroll tek mjeku, të paktën në fazat e hershme.

Mjekët thonë se sa më parë njerëzit të mësojnë për gjërat që i shqetësojnë, aq më i lehtë do të jetë trajtimi, dhe në disa raste, diagnozat e hershme në të vërtetë mund të shpëtojnë jetën tuaj.

 

  1. Një gjuhë e cila ka çarje

Një gjuhë e çarë është një situatë ku skajet e gjuhës duken si kore të byrekut dhe, në thelb, do të thotë se gjuha po bëhet më e madhe se nofulla e poshtme. Kjo mund të jetë rezultat i disa gjërave, dhe disa mund të rregullohen lehtësisht pa shkuar tek mjeku. Një nga arsyje mund të jetë dehidratim.

Sidoqoftë, nëse jeni duke përjetuar simptoma të tjera, si dhembje, dhimbje barku, rënie të flokëve, presion të ulët të gjakut dhe mavijosje, mund të jetë një shenjë e një çrregullimi tiroide.

  1. Vijat e zeza në thonjtë

Thonjtë shpesh mund të tregojnë shumë për shëndetin tonë. Disa njerëz natyrisht kanë thonj shumë të trashë ose të hollë, por nëse vëreni ndonjë ndryshim në strukturën ose ngjyrën e tyre, duhet ta kontrolloni. Linjat vertikale të errëta janë njëra prej tyre dhe ato mund të jenë një shenjë e melanomës.

  1. Errësim dhe trashje e lëkurës

Nëse vëreni copëza kafe ose të verdhë, që janë pak të enjtura dhe që ndjehen si kadife, shfaqen në zonat ku lëkura juaj dele, nën sqetull ose qafë, mos e injoroni këtë. Mund të jetë një shenjë e rezistencës ndaj insulinës dhe patjetër që duhet ta kontrolloni këtë më shpejt sesa më vonë. Kjo mund të jetë pjesë e një gjendje kur trupi nuk i përgjigjet insulinës ashtu si duhet dhe mund të çojë në diabet tip 2.

  1. Puçra në nofullë dhe mjekër

Nën lëkurë, kemi shumë gjëndra të imëta që prodhojnë vajra natyral për ta mbajtur lëkurën tonë në gjendje të mirë, dhe këto vajra lëvizin lart nëpër poret. Kur, për ndonjë arsye, këto gjëndra bëjnë më shumë vaj sesa lëkura jonë, poret bllokohen. Për gratë, krijimi i puçërrave përgjatë vijës së nofullës mund të jetë një shenjë e një çekuilibri hormonal – kur prodhohet shumë nga hormoni mashkullor, testosteroni, ai stimulon këto gjëndra vaji.

  1. Vetullat e holluara

Ndërsa njerëzit plaken, ata pësojnë humbje natyrale të flokëve, por rrallimi i vetullave mund të jetë një shenjë e hipotiroidizmit, një gjendje tiroide. Nëse gjëndra tiroide nuk funksionon siç duhet, mund të prodhojë shumë ose jo mjaftueshëm të një hormoni të veçantë, dhe të dyja këto gjendje shkaktojnë rrallimin e flokëve në trup.

 

Burimi: Bright Side