MENU
klinika

Aksioni kundër informalitetit

Braçe mesazh biznesmenëve

03.08.2019 - 16:26

Zv/kryeministri i Shqipërisë Erion Braçe ishte i pranishëm në aksionin e kontrollit të depozitave të Porto Romanos.

Zyrtari i qeverisë u shpreh se pronarët e bizneseve duhet të respektojnë vendimin e qeverisë për funksionimin e bizneseve në regjim elektronik. Ai u bëri thirrje të mos bëjnë prapaskena për të mbrojtur bizneset.

Ne duam që çdo subjekt të kryejë transaksione të ligjshme dhe për këtë të lëshojë kupon. Jemi këtu që të mos lejohet më regjimi manual.

Ne do jemi të drejtë, të barabartë për të vendosur rregull dhe konkurrencë të ndershme. Kërkoj të respektojnë ligjin, ta zbatojnë.

Të mos i bien telefonit të askujt, nuk do i ndihmojë askush, do vendosim rregull për të gjithë”, foli Erion Braçe nga Porto Romano.