MENU
klinika

Ja shkaqet dhe gabimet!

Çfarë tregon era e keqe e gojës në mëngjes për shëndetin tonë?

02.08.2019 - 19:06

A keni menduar ndonjëherë pse fryma juaj mban erë të rëndë pas një nate gjumë?

Sigurisht, ju keni qëndruar vetëm 8 orë pa larë dhëmbët, por, këtë e bëni edhe gjatë ditës!

Këtu është arsyeja pse: Kur flini, goja juaj thahet. Dhe kur goja juaj thahet, bakteret që prodhojnë erë të rëndë shumohen.

“Kur flini, rrjedhja normale e pështymës zvogëlohet,” shpjegon Dr. Cram.

“Kjo është arsyeja pse fryma juaj mund të mos jetë e freskët në mëngjes.”

Nëse merrni frymë gojë ose gërhisni natën, ka më shumë të ngjarë të keni frymë të keqe në mëngjes, në krahasim me ata që marrin frymë me hundë.

Në të dyja këto situata, goja juaj është edhe më e prirur të thahet, duke rritur kështu mundësinë e shumimit të baktereve të këqija (sepse në fund të fundit është pështyma ajo që neutralizon bakteret).

  • Shkaqet e tjera të frëmës së rëndë:

Disa ilaçe mund të bëjnë që goja juaj të thahet brenda natës, prandaj përkeqëson halitozën (gjendja e erës së gojës).

Alergjitë, gjithashtu mund të përkeqësojnë gjendjen. Mukoza që vesh pjesën e fytit tuaj bëhet një vatër shumimi për bakteret. Nëse kjo zonë infektohet (për shembull kur jemi me grykët) fryma mban një erë të rëndë karakteristike.

Gjithashtu, duhanpirësit mund të kenë frymë të keqe në mëngjes.

Pirja e duhanit jo vetëm që mund të thajë gojën, por gjithashtu mund të rrisë temperaturën e gojës tuaj, duke e bërë kështu atë një vatër shumuese për bakteret që shkaktojnë frymë të keqe.

Bakteret që shkaktojnë erë grumbullohen në gjuhën tuaj e midis dhëmbëve tuaj, prandaj sigurohuni t’i lani mirë dhëmbët në mëngjes. Sigurohuni që ta bëni këtë të paktën 2 minuta, dhe jo 35-40 sekondat si shumë njerëz.

Gjithashtu, pasi të keni larë dhëmbët, lajeni edhe gjuhën tuaj. “85% e frymës së keqe vjen nga gjuha”, sipas dentistit të Nju Jorkut Irëin Smigel, DDS, presidenti dhe themeluesi i Shoqatës Amerikane për Estetikën Dentare.

Vetëm furça nuk do të largojë grimcat e ushqimit që mund të mbeten midis mishrave të dhëmbëve. Përdorimi i fillit dentar është po aq i rëndësishëm sa larja!