MENU
klinika

Washington Post

14 arsye pse Trump nuk duhet të jetë më president

01.09.2019 - 18:13

Gjysma e dytë e gushtit nuk ishte aspak periudha më e keqe e presidencës së Trump, por ajo megjithatë tregon se pse Presidenti Trump në asnjë rrethanë nuk mund të rizgjidhet.

Këtu janë 14 nga pikat kryesore:

-Trump u ngazëllua kur, me nxitjen e tij, Kryeministri Benjamin Netanyahu nuk pranoi të linte dy anëtarë demokratë të Kongresit të vizitonin Izraelin, duke e bërë të qartë se ai nuk e sheh veten si udhëheqës të të gjithë vendit.

-Trump akuzoi hebrenjtë se nuk e mbështesin atë, pavarësisht përkrahjes së tij për Izraelin.

—Trump shpalli, “Unë jam i zgjedhuri”. Ai më vonë tha se bënte shaka, por ky ishte një pasqyrim i megalomanisë së tij të vërtetë.

—Trump shprehu interes për të blerë Groenlandën. Kur kryeministri i Danimarkës me të drejtë hodhi poshtë këtë ide si “absurde”, Trump anuloi vizitën e tij.

-Trumpi ktheu mbështetjen e tij për blerësit e armëve.

-Trump përshpejtoi sulmet e tij mbi kreun e Rezervës Federale, Jerome H. Powell. Ai pyeti “kush është armiku ynë më i madh, Jay Powell apo Xi Jinping?”

-Duke marrë pjesë në samitin e fundit të G7 në Francë, Trump nuk shkoi në një takim mbi ndryshimin e klimës dhe zjarret në Amazon, me sa duket sepse ai nuk interesohet për ngrohjen globale.

– Trumpi është shumë i paqëndrueshëm lidhur me luftën tregtare me Kinën. Ai postoi në Twitter në një ditë “Kompanitë tona të mëdha amerikane janë urdhëruar që menjëherë të fillojnë të kërkojnë një alternative për Kinën.” Në të njëjtën ditë, ai e quajti Xi një “armik”.

-Trump u përpoq të bënte Vladimir Putin të ripranohej në G7 dhe fajësoi ish-presidentin Barack Obama për përjashtimin e presidentit rus.

-Trump tha se ai mund të zhvillojë takimin e radhës G-7 në Doral. Ky do të ishte një përdorim i qartë i kompetencave të presidentit për tu pasuruar.

– Raportohet se Trump kishte pyetur vartësit në lidhje me përdorimin e bombave bërthamore. Trump e mohoi këtë artikull të Axios si “lajme të rreme”, por ndoshta është i vërtetë.

– Trump premtoi të falë vartësit që shkelën ligjin për të ndërtuar një mur kufitar. Kjo është një vepër tjetër e padrejtë.

—Trump vazhdoi hakmarrjen e tij kundër ish drejtorit të FBI, James B. Comey, i cili ekspozoi përpjekjet e mundshme të Trump për të penguar drejtësinë.

– Të premten, Trump mashtroi Iranin me një imazh të një rakete iraniane që kishte shpërthyer, duke kompromentuar kështu aftësitë e inteligjencës amerikane.

Kjo nuk është aspak një listë gjithëpërfshirëse e sjelljes së çrregullt të Trump kohëve të fundit. Unë mund të mos pajtohem me Warren ose Sanders për shumicën e çështjeve, por kam besim se ata nuk do të bënin ndonjë nga veprimet fyese që Trump kryen. Kjo është arsyeja e mjaftueshme për të votuar për ta, edhe nëse unë do të preferoja një alternative më të moderuar.

Ruajtja e demokracisë amerikane nga një president i çmendur ka më shumë rëndësi sesa politikat specifike të pasardhësit të tij.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Hetimi i Muellerit, test për SHBA

E gjithë bota sytë nga Amerika…