MENU
klinika

Foto

Aeroporti i Vlorës/ Prezantohet projekti, ja si do të duket

17.09.2019 - 12:17

Gjatë takimit të organizuar në qytetin e Vlorës, kryeministri i vendit, Edi Rama u tha të pranishme se projekti për ndërtimin e aeroportit ndërkombëtar të Vlorës është gati.

Ai shtoi se në këtë moment po studiohen paralelisht dy opsione: ndërtimi me një kompani serioze ndërkombëtare ose realizimi i tij nga kompani vendase, me buxhetin e infrastrukturës dhe më pas do të përzgjidhet operatori ndërkombëtar. Sipas tij punimet parashikohen të nisin në pranverën e vitit 2020.

Ne kemi përcaktuar buxhetin për të filluar ndërtimin vetë si shtet dhe pastaj për të kaluar në një garë ndërkombëtare për operimin, pasi aeroportet i operojnë kompanitë e specializuara.

Unë mendoj që aeroporti i Vlorës duhet të jetë një aeroport më i madh se i Tiranës, me më shumë funksione se ai i Tiranës dhe me një standard më të lartë se ai i Tiranës në tërësi, për arsye se në aeroportin e kryeqytetit, kemi vështirësi të trashëguara nga një marrëveshje e bërë shumë vite më parë, që është shumë kufizuese dhe shumë kushtëzuese dhe që ka prodhuar gjithë ato historitë e vështira dhe jo të këndshme me çmime shumë të larta, me mungesën e kapaciteteve, sepse faktikisht ka pasur një pozicion monopol, pasi në kontratën e nënshkruar kishte një kusht që asnjë aeroport nuk duhet të ndërtohet pa marrë lejen e koncesionarit te aeroportit te Tiranës dhe kjo pengonte ndërtimin e çdo aeroporti tjetër. Kështu që, për të çliruar veten nga litari i këtij kushtëzimi, kemi bërë dy vjet negociata me koncesionarin dhe më në fund ja kemi dalë.”, u shpreh Rama në fjalën e tij.

Kryeministri gjithashtu evidentoi se gjatë kësaj kohe është në ndërtim e sipër edhe aeroporti i Kukësit, i cili sipas ecurisë së punëve në kalendarin e miratuar, në pranverën e vitit 2021, do të jetë i përfunduar dhe i disponueshëm. Në projekte të tjera në kuadër të ndërtimit të aeroporteve në Shqipëri u theksua edhe plani i Sarandës i cili do të nis së shpejti të projektohet.