Ministria e Financave dhe Ekonomisë së bashku me Ministrinë e Mbrojtjes së Sipërmarrjes dhe në bashkëpunim me Bashkimin e Dhomave të Tregtisë ngritën Task Forcën që do të mundësojë marrjen e informacionit nga bizneset e dëmtuara si pasojë e tërmetit dhe verifikimin e kërkesave të ardhura.
Informacioni i marrë do ti bashkëngjitet edhe strukturave të tjera për të bërë vlerësimin e dëmeve dhe ofrimin e asistencës së nevojshme për bizneset e prekura.
Për këtë arsye, MFE ka vënë në dispozicion të bizneseve të prekura nga tërmeti adresat elektronike ku çdo sipërmarrës mund të kontaktojë për marrjen e informacionit apo për adresimin e ankesave.
Ministria e Financave dhe Ekonomisë do të jetë në kontakt të vazhdueshëm me bizneset me qëllim lehtësimin dhe përmbushjen e nevojave emergjente nga ana e tyre apo e qytetarëve.