Ai është cilësuar si “Babai i Ekonomisë Moderne” dhe përkrahësi kryesor i politikave ekonomike “laissez-faire”.
Bëhet fjalë për Adam Smith, një filozof i shekullit të 18-të.
Smith ishte një filozof dhe ekonomist skocez i Iluminizmit, i cili u lind më 5 qershor të 1723 dhe u shua më 17 korrik 1790.
Vepra kryesore e Smith ishte “Pasuria e Kombeve”, tekst ky i cili është një nga tekstet themelore të liberalizimit ekonomik.
Në “Universitetin e Gllasgout”, Adam Smith i kushtoi dhjetë vite të jetës së tij veprës “Pasuria e Kombeve”, tekst i cili frymëzoi ekonomistët e mëdhenj pasardhës, ata që Karl Marks do i quante ‘klasikët’ dhe që do hidhnin parimet kryesore të liberalizimit ekonomik.
KUSH ISHTE ADAM SMITH?
Smith lindi më 5 qershor të 1723 në qytetin e vogël tregtar skocez të Kirkaldisë.
Babai i tij, avokat i njohur që mbante shumë detyra të larta zyrtare vdiq para se të vinte në jetë Smith, ndaj lidhja e tij më nënën ishte shumë e ngushtë.
Smith në moshën 14-vjeçare hyri në Universitetin e Glasgout për të studiuar aty filologjinë klasike, filozofinë morale, matematikën dhe fizikën.
Prej saj doli tre vite më vonë me titullin “Master of Arts”.
Profesori i filozofisë, Frensis Hatçisoni, ushtroi atëherë një ndikim vendimtar në formimin e tij dhe e futi në filozofinë e Devid Hjumit, me të cilin Smithi do të lidhte më vonë një miqësi të ngushtë.
Më 1740, Smithi u nis për të studiuar në Oksford, ku qëndroi gjashtë vjet.
Kur u kthye në Skoci, në vitin 1748 dha në Edinburg konferenca mbi retorikën dhe letërsinë angleze, që patën një sukses të madh.
Më 1750, mori në ngarkim katedrën e logjikës në “Universitetin e Glasgout”; pak kohë më vonë, u bë profesor i filozofisë morale, vend që do ta mbante për dymbëdhjetë vjet.
Konferencat e tij ishin për teologjinë, etikën, jurisprudencën dhe ekonominë.
Më 1759 doli vepra e tij e parë “Theory of Moral Sentiment” (Teoria e ndjenjave morale), me të cilën fitoi me shpejtësi respektin e mbarë Anglisë.
Më 1763, duka i Buccleuchit i propozoi të shoqëronte dhëndrin e tij në Francë, si mësues privat, për një udhëtim studimi për dy vjet.
Smithi pranoi dhe dha dorëheqje nga detyrat akademike. Pas një qëndrimi të shkurtër në Paris, mësuesi dhe nxënësi shkuan në Tuluzë, ku qëndruan tetëmbëdhjetë muaj. Prej andej, bënë udhëtime të shkurtra në jug të Francës.
Gjatë kësaj kohe, Smithi iu fut veprës së tij më të madhe, “An Inqimy into the Nature and Causes of the ëealth of Nation” ( Kërkime mbi natyrën dhe shkaqet e pasurisë së kombeve), që do të përforconte famën e tij prej konceptuesi të ekonomisë politike.
Kur u kthye në Kirkadi më 1766, Smithi do t’i kushtonte edhe dhjetë vjet kësaj vepre, që doli më 1776 në Londër, duke e çuar autorin e saj në kulmin e lavdisë.
Më 1778, Smithi u emërua komisar në doganat e Skocisë, në Edinburg; më 1787, u bë rektor i Universitetit të Glasgout.
Vdiq më 17 korrik 1790 në Edinburg.
VEPRAT/ TEORIA E TIJ U PËRDOR NGA KARL MARKS DHE FRIDRIH HEGEL
Karls Marks dhe Fridrih Hegel ishin dy figura të cilët u bazuan mbi teoritë e Adam Smith, i cili kishte parasysh vetëm përparësitë e zhvillimit kapitalist.
Analizat e kapitalizmit nga Smithi janë në barasvlerë me teorinë hegeliane të historisë, që e ka gjithashtu burimin te Smithi.
Adam Smith u bë i famshëm me veprën “Kërkime mbi natyrën dhe shkaqet e pasurisë së kombeve (1776)”.
Kjo vepër la gjurmë në mënyrë vendimtare në teorinë moderne të ‘Ekonomisë Politike”.
Ndërkohë tek vepra “Teoria e Ekonomisë Politike (1759)” është shprehur qartë marrëdhenia midis moralit dhe ekonomisë politike.
Në këtë vepër Smith eksploron kushtet në të cilat njerëzit mbajnë lidhje ekonomike si edhe mbi bazë të cilave aftësi ata bëhen përgjithësisht qenie shoqërore.
D.Hjumi, mik dhe nxitës i Adam Smithit, kishte ndjekur një rrugë tjetër: ai u jepte njerëzve një “simpati” natyrore ndaj miqve të ngushtë dhe ndaj të afërmve të tyre dhe vlerësonte se zhvillimi i kësaj simpatie drejt një “dashamirësie” ose një “mirëbërësie” të aftë për t’u shtrirë tek të gjithë njerëzit, rridhte nga një proces i qytetërimit historik.
Smithi e mori stafetën pikërisht në këtë fazë. Për të, termi sympathy duhej parë sipas kuptimit të tij të dyfishtë, sa “prirje e vetvetishme”, aq edhe “pjesëmarrje dashurie ndaj tjetrit”, duke e bërë këtë themelin e sjelljes shoqërore të njerëzve.
ÇFARË ARSYETONTE SMITH NË LIDHJE ME KËTË TEORI?
“Kur unë kam simpati për dikë, mund ta shoh veten ashtu si më sheh ai dhe të krahasohem me mënyrën me të cilën do të shihem.
Pra unë nuk jam thjesht vetvetja me dëshirat dhe interesat e mia vetjake, por në të njëjtën kohë jam gjithashtu vëzhgues i paanshëm (impartial spectator), i marrëdhënies midis meje dhe të njëgjinishmëve të mi.
Kjo është arsyeja përse sillem sa të jetë e mundur në mënyrën me të cilën do të dija të shihesha nga të tjerët. Pra jam një qenie shoqërore ose, më mirë, bëhem i tillë: unë jam “shoqërizuar” (në zhargonin e sotëm), në atë masë si pasqyrohem vazhdimisht tek të tjerët.
Unë mësoj të kënaq, me ndihmën e tjetrit, nevojat e mia themelore fizike, por edhe dëshirën time për simpati dhe respekt. Përveç kësaj unë mund të prirem nga tjetri për të bërë gjëra që nuk janë aty për aty të dobishme, si të grumbulloj pasuri dhe luks përtej asaj që jam me të vërtetë në gjendje të shpenzoj.
Kjo mund të më çojë, pa dijeninë time, në gjëra që nuk i kisha parashikuar aspak: dëshira ime për luks nxit ndarjen shoqërore të punës, që më lejon të zotëroj gjëra që një individ i veçuar nuk do t’i prodhonte. Një “dorë e padukshme” përgjon që veprimi im në shoqëri të japë efekte që, nga ana e tyre, do ta ndryshojnë vetë shoqërinë dhe në analizë të fundit edhe vetë mua“, thoshte Smith.
Futja e “Impartial Spectator” i lejon Smithit të shndërrojë në etikë teorinë e sjelljes së drejtë të individit në një kërkim empirik të marrëdhënieve dinamike që krijojnë individët mes tyre.
Në këtë mënyrë etika bëhet sociologji, histori shoqërore dhe ekonomi politike. Virtytet tradicionale, me të cilat është lidhur filozofia morale, marrin kështu një domethënie dhe një rëndësi të re.
Zbatimi i “zgjuarsisë” (maturisë) është një mënyrë e përligjur në kërkim të kënaqësisë dhe të pasurisë, sepse, falë punës së “dorës së padukshme”, shoqëria në tërësinë e vet e sheh veten të pasuruar.
Drejtësia bazohet, ashtu si dëshira për pasuri, mbi një nevojë natyrore kundër sulmeve të kryera ndaj tërësisë fizike apo pronësisë.
Mbi këtë bazë ngrihet, në dobi të një procesi të të mësuarit shoqëror, shteti që do të mbrojë individët dhe pasuritë, pa kufizuar në mënyrë të kotë dëshirat e tyre për lumturi.
Ajo që Smithi mendon për dëshirën për pasuri dhe për shtetin, që nuk duhet ta pengojë këtë dëshirë, në shekullin XIX mori miratimin e “Kapitalizmit të Mançesterit”, që e bëri filozofin heroin e saj.
Në kohën e konceptimit të Teorisësë ndjenjave momle, ideja e “pajtimit” – sipas një shprehjeje të Fridrih Hegelit (1770-1831) – të arsyes dhe natyrës në procesin e historisë është në të njëjtën kohë e pranishme në shkrimet e Zhan-Zhak Rusoit. Ajo gjen gjithashtu shprehjen e vet në parqet “ala angleze”, që zëvendësuan atëherë pak nga pak, në mbarë Europën e iluministëve, kopshtet gjeometrike “ala franceze”. Në fund, ajo u vu në zbatim nga pronarët progresistë të tokave, që investuan para për përmirësimin e ekonomisë bujqësore, të rrugëve të komunikimit dhe të shkollave, me qëilim që të ngrinin nivelin e jetesës së fshatarëve “të tyre” (që për këtë punonin më mirë për zotërit aq shumë të mirë). Sociologjia historike e “shkollës skoceze” u përhap në Europë falë veprave të Smithit.
Adam Smith-i hodhi idenë e ekonomisë së lirë të ndarë nga politika, me një fjalë ai hodhi idenë kozmopolite.
Ai e kundërshtonte idenë e Merkantilizmit dhe mendonte se as argjendi e as ari nuk shërbejnë në rritjen ekonomike të shtetit. Ideja e A. Smith-it për taksat ishte që ato duhet të jenë proporcionale
Lëvizja përfundimtare Idetë e Smith u zhvilluan në përgjigje të ndryshimeve të shpejta ekonomike të vërejtura në Britani. Kreu ndarjen e hapësirave të plantacioneve të mëdha.
I shpërndau ato në pjesë të vogla individuale. Kjo gjë i bëri këto toka më përfituese sesa të ishin thjeshtë ekzistuese.
IDETË QË AVANCUAN MENDIMIN EKONOMIK
1. Interesat vetjake. Qëniet njerëzore motivohen nga këto interesa
2. Dëshira për të përmirësuar kushtet e jetesës. Kështu motivi i përfitimit është simuluesi më i madh për rritjen e ekonomisë dhe perspektivës.
3. Prodhimi më i madh nuk është për shkak të prodhueseve, por dëshirës për të përfituar. Marifeti është të sigurosh që dëshira për përfitim nuk e tejkalon sensin e detyrimit ndaj shoqërisë.
4. Tregti e lire. Shumë prodhues në konkurrencë, asnjë prej tyre nuk mund të rrisë çmimet më lartë.
5. Interesi vetjak dhe konkurrenca shkojnë paralelisht.
6. Nuk është i nevojshëm një rregullim nga qeveria -dora e padukshme në punë (kontroll natyral).
7. Progresi i vazhdueshëm.
8. Specializimi i punëtorëve në një proces prodhimi kompleks dhe mekanik.
9. Ligji i mbledhjes (grumbullimit).
10. Përfitimet e mbledhura të investura në të mira kapitale shtesë rrisin prodhimin dhe efiçencën totale në tërësi.
11. Ligji i popullsisë.
12. Rritja në prodhim do të thotë më shumë punëtorë dhe sa më shumë që punëtorët kërkojnë nivel më të lartë jetese, reduktohet përqindja e vdekjeve dhe kemi rritje natyrale të popullsisë.
Smith-i trajtoi mënyrën se si implementimi i sistemit ekonomik në përgjithësi dhe i tregut në mënyrë më specifike, mund të rritet në masë të madhe nga motive të tjera.Ka dy sugjerime të dallueshme këtu.
1. E para është ajo e fjalës shkencore, lidhur me faktin se njerëzit nuk janë drejtuar vetëm nga interesi vetjak apo madje edhe nga sensibiliteti.
2. E dyta, lokalizohet në një nivel praktik, ajo mbështet pikëpamjen se ekzistojnë kushte të mira morale dhe praktike për të nxitur motiv tjetër përveç interesit vetjak, nëse ajo merr formën e dashurisë për veten ose formën më delikate të maturisë.
Në të vërtetë, Smith, argumenton se ndërsa “maturia” është “virtyti më i shkolluar për individin”, “humanizmi, drejtësia, bujaria, dhe fryma publike janë cilësitë më të dobishme për të tjerët”.
Duke u bazuar dikush, tërësisht në një treg ekonomik pa rregulla, mund të udhëzohet nënjë gabim shkatërrues, sipas të cilit, thotë Smith-i:
“Pjesë e madhe e kapitalit të vendit është mbajtur larg nga ato që mund ta bëjnë atë më produktive dhe të dobishme, ndërsa u jepet atyre që kishin më shumë gjasa për ta shpenzuar dhe shkatërruar atë”
POLITIKA EKONOMIKE
Adam Smith pa punën e politikës mbi ekonominë si ndjekje të dy qëllimeve kryesore:
1. Të sigurojë të ardhura të konsiderueshme për mirëmbajtjen e qytetarëve ose më saktë ti bëjë më kompetentë,për të bërë veten më të aftë për ti ofruar vetes si të ardhura ashtu dhe mirëmbajtje të jetesës.
2. Të ofrojëmundësi në një shtet ose në një bashkësi të ketë të ardhura të mjaftueshme për shërbimet publike.
NOCIONET MODERNE TË SHPËRNDARJES
Në lidhje me nocionet moderne mbizotëruese të progresit teknik, paraqiten këto tri karakteristika të rëndësishme:
1. Ndryshimi organizativ i paraprin dhe përcakton ndryshimin teknologjik. Futja e makinave në fund të fundit varet nga shkalla e shpërndarjes së punës dhe jo e kunderta, si shumë herë besohet. Me fjalë të tjera nuk janë makineritë që çojnë në shpërndarjen më të madhe të punës, por shpërndarja më e madhe e punës çon në shpikjen dhe integrimin e makinerive në procesin e prodhimit.
2. Rritja e produktivitetit të punës mund të vijnë nga ndryshimet organizative thjesht pa futjen e makinerive ose mjeteve të reja. Rritjetë konsiderueshme të produktivitet solli në historinë e kapitalizmit manifatura.
3. Sipas Smith janë punëtorë apo artizanet që shpikin makina të reja dhe jo disa shkencëtarë inxhinierë të kualifikuar. Kjo mund të duket e çuditshme sot, por ajo është një imazh absolutisht realist i epokës kapitalizmit.
DIAGNOZA TË GABUARA
Smith kurrë nuk e përdori termin “kapitalizëm”. Ai nuk shpresonte për t’u bërë një përkrahës i madh i tregut që bazohet vetëm në mekanizmin e fitimit, as ishte kundër në rëndësinë e institucioneve financiare.
Adam Smith ishte i bindur për domosdoshmërinë dhe aplikimin e një tregu ekonomik financiar, por jo për mjaftueshmërinë e tij.
Nuk u pajtua kurrë me diagnozat e gabuara në lidhje me shpërblimet e tmerrshme të ekonomisë së tregut dhe për më tepër, nuk ka mohuar se tregu karakterizohet nga kufizime të rëndësishme.
Refuzoi ndërhyrjet që përjashtojnë tregjet, por jo masat të cilat përfshinin tregjet, duke shpresuar se në këtë mënyrë do të sigurojë funksionet e rëndësishme për të cilat tregu nuk është i kënaqur.