MENU
klinika

Ç'pritet të ndodhë?

Sot pretenca për dënimin, Saimir Tahiri mbërrin te Krimet e Rënda

10.09.2019 - 08:59

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka mbërritur në orar te Krimet e Rënda, ku sot pritet të lexohet pretenca dhe të jepet masa e dënimit për ish-ministrin dhe ish drejtorin e Policisë së Vlorës, Jaeld Çela.

Dy të pandehurit akuzohen për 3 vepra penale, atë të “Trafikut të lëndëve narkotike”, “Kryerjes së veprave penale nga organizata kriminale” dhe “Grup i strukturuar kriminal”.

Tre prokurorët e çështjes, pretendojnë se me provat dhe faktet e sjella në gjykim vërtetohet fajësia e dy ish zyrtarëve të lartë në trafikun e kanabisit.

Nga ana tjetër, ish ministri Tahiri, gjatë periudhës së hetimit dhe gjykimit ka mohuar akuzat, duke ngritur pretendime se gjyqi ndaj tij është i montuar politikisht dhe se Prokuroria, s’ka asnjë provë që e implikon atë.