MENU
klinika

Nuk ju shëndoshin!

Të vetmet ushqime që mund t’i hani pa limit!

08.09.2019 - 17:52

Ndryshimi i mënyrës së të ngrënit mund të jetë një qëllim shumë i vështirë për tu arritur.

Nëse jeni duke u përpjekur të rrini në një dietë të shëndetshme, por ndiheni të uritur gjatë gjithë kohës, ka disa ushqime që mund ti hani sa të doni dhe mos të ndiheni në faj:

  • Selinoja:

95% e saj është e përbërë nga uji. Ajo ju ndihmon që të humbni peshë dhe të detoksifikoni trupin tuaj, falë efektit të saj diuretik.

  • Patëllxhanët:

Një porcion me patëllxhanë të pjekur në skarë apo të pjekur pa vaj përmban vetëm 24 kalori. Kështu që ju mund ta shijoni këtë perime të shijshme pa u kufizuar aspak.

  • Portokalli dhe agrumet:

Një sasi e madhe frutash nuk është e rekomanduar që të konsumohet, nëse dëshironi që të humbni në peshë, por agrumet bëjnë përjashtim në këtë rast. Ato janë të pasura me substanca si fibra dhe vitamine C. Agrumet ju ngopin dhe ndihmojnë në tretjen e ushqimit dhe pastrojnë mëlçinë.

  • Kastraveci:

Një perime i domosdoshëm për të gjithë ata që duan të humbin peshë, nuk ka kalori kështu që mund ta hani gjithë ditën.

  • Domatja:

Mos u trembni për t’i shtuar këto në sallatë tuaj ose për t’i ngrënë ato të papërpunuara, pasi ato kanë vetëm 25 kalori dhe do të merrni shumë vitamina B2, kalium dhe fibra.