Këshilli i Investimeve vijon anketimin mbi vlerësimin e impaktit të disa ndryshimeve fiskale dhe masave kundër informalitetit në klimën e investimeve.
Sekretariati i Këshillit të Investimeve hapi më 15 gusht një anketim për bizneset në Shqipëri mbi problematika të ndryshme që prekin aktivitetin e tyre, të tilla si kontrolli tatimor, rimbursimi TVSH-së, informaliteti dhe ndërveprimi me njësitë e vetëqeverisjes vendore.
Anketa është anonime dhe të dhënat do të përpunohen nga Sekretariati i Këshillit të Investimeve – platformë e pavarur për të lehtësuar një dialog konstruktiv midis qeverisë dhe sektorit privat. Gjetjet e analizës dhe rekomandimet do të prezantohen në Mbledhjen e ardhshme të Këshillit të Investimeve dhe do të publikohen online.
Këshilli i Investimeve mbështetet nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) dhe Sekretariati Shtetëror Zvicerian për Çështje Ekonomike