Autoriteti Kombëtar i Ushqimit do të kryejë analizat ushqimore në laboratorë privatë. Ky është urdhri më i fundit i nxjerrë nga Ministri i Bujqësisë Bledi Çuçi.
Sipas këtij urdhri analizat do të kryhen në laboratorët privatë deri në nëntor 2022. Aktualisht laboratorët shtetërorë për shkak të mungesës së pajisjeve nuk mund të kryejnë analizat e disa produkteve.
Kështu urdhri i fundit e detyron AKU-në ti kryejë të gjitha analizat në një laborator privat për tre vitet e ardhshme. Kjo është hera e parë që ministria i jep këtë të drejtë shërbimi për disa vite një subjekti privat.
Zyrtarët e ministrisë kanë thënë për mediat se Instituti i Sigurisë Ushqimore nuk ka të gjitha llojet e pajisjeve laboratorike ndaj bashkëpunimi me privatin është i nevojshëm.
Nga ana tjetër ofrimi i këtij shërbimi në një subjekt privat do të rrisë edhe më shumë koston për buxhetin e shtetit.