MENU
klinika

Raporti i INSTAT

Deti, alternativa konkurruese e transportit rrugor të mallrave

28.10.2019 - 14:08

Zhvillimi i ”rrugëve të detit” po merr gjithnjë e më tepër vëmendje si një alternative konkurruese e transportit rrugor të mallrave, për shkak të kostos më të ulët.

Në nëntëmujorin e vitit 2019, vlera e mallrave të tregtuara (eksport dhe import), sipas raportit të publikuar sot nga Instituti i Statistikave (INSTAT), është 706,1 miliard lekë dhe 52% e tyre u transportua me det.

Sipas INSTAT, në periudhën janar-shtator 2019, volumi i mallrave të ng arkuara/shkarkuara në porte është 3,4 milionë tonë, duke u rritur me 17.8%, krahasuar me vitin 2018.

Volumi i mallrave të ngarkuara/shkarkuara në porte, bëhet i ditur nga raporti i publikuar nga INSTAT, në muajin shtator 2019 është 396 mijë tonë, duke u rritur 23.5%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2018.

Në shtator, mallrat e eksportuara me rrugë detare zënë 61.7% të volumit të mallrave të eksportuara, ndërsa për periudhën 9-mujore mallrat e eksportuara me rrugë detare zënë 59.1 %.

Për sa i përket importit të mallrave, në shtator, mallrat e importuara me det zunë 47.7% të vëllimit të përgjithshëm, ndërsa në nëntëmujorin e 2019, mallrat e importuara me det zënë 48.7%.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Dritëhijet e mikut të Erdoganit, themeluesit të Air Albania-s

Ja kush janë armiqtë e Vlorës.. Ja biznesi që fshihet pas sulmeve që na vijnë nga PD…