Nxitja e zhvillimit ekonomik dhe social nëpërmjet projekteve të investimit në nivel qendror, vendor dhe rajonal, në mbështetje të politikave shtetërore të zhvillimit është në fokus të projektligjit për “Korporatën e investimeve shqiptare”.
Kështu deklaroi sot, deputetja e Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti, duke iu referuar shqyrtimit të këtij projektligji në mbledhjen e komisionit parlamentar të Ekonomisë dhe Financave.
“Bashkë me kolegët e komisionit sot shqyrtuam nen për nen, gjatë diskutimit projektligjin për “Korporatën e investimeve shqiptare. Me rendësi të theksojmë se objektivat kryesore për miratimin e tij rezultojnë ndër të tjera në vënien në përdorim me eficencë të pronave shtetërore”, tha ajo.
Gjylameti, tha po ashtu se “projektligji parashikon edhe kryerjen e investimeve duke mobilizuar kapital shtetëror dhe/ose privat”.