MENU
klinika

Çfarë vendosi BSH?

Kreditë e humbura, ulet në dy vjet afati për t’i fshirë

10.10.2019 - 14:09

Banka e Shqipërisë ka ulur në dy vite afatin për të fshirë nga bilancet, kreditë e klasifikuara si të humbura.

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë ka vendosur të ndryshojë rregulloren e hyrë në fuqi në vitin 2015, që parashikonte fshirjen e kredive që klasifikoheshin si të humbura prej të paktën tre vjetësh, duke e ulur këtë afat në dy vjet.

Ulja me një vit e këtij afati bëhet me qëllim një pastrim të mëtejshëm të portofolit të bankave nga kreditë e humbura.

Ndryshimi pritet të japë ndikim kryesor në uljen e raportit të kredive me probleme, nga një nivel maksimal prej 25%, në rreth 11%, sipas të dhënave më të fundit nga Banka e Shqipërisë.

Që nga viti 2015, bankat kanë nxjerrë më shumë se 56 miliardë lekë kredi të humbura nga bilancet e tyre.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


BSH: Duhen forma të tjera

Bankat kanë fshirë 51 mld lekë kredi

Shtatë vjet në rënie

Ja sa kredi ka marrë biznesi i madh