MENU
klinika

Flet ministrja Balluku

Pamjet brenda “Migjenit”, 3 destinacione drejt Italisë

01.10.2019 - 11:38

Në 7 ditë të javës, me tre destinacione drejt Italisë, dhe çmime rreth 20-25 euro më pak se kompanitë e tjera low cost, ky është avioni më i ri i flotës së Air Albania, Migjeni që e ka prezantuar sot për herë të parë edhe me pamjet nga benda ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku.


“Brenda këtij viti, ne presim që avioni i tretë i flotës, “Naimi” të ulet në Tiranë për të nisur fluturimet me destinacionet më të mira evropiane”, tha ministrja.

Në videon dhe fotot më poshtë mund të shihni pamjet:

“Me Belindën në Aeroportin e Rinasit, e cila na fton në bordin e “Migjenit”, një Boeing i vitit 2016 që garanton për udhëtarët kushte optimale sigurie, si dhe standardet më të larta të shërbimit gjatë fluturimit”, shkruan Rama bashkangjitur videos ku ka folur ministrja për ERTV.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN