07.10.2019 - 21:12
Sistemi bankar në vend këtë vit i është kthyer rritjes.
Banka e Shqipërisë bën të ditur se, totali i aktiveve arriti në rreth 1.49 trilionë lekë ose rreth 12.1 miliardë euro në fund të muajit gusht 2019.
Sipas BSH-së, përmasat e sektorit bankar janë rritur me afërsisht 2% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Ndërkohë që në terma realë, aktivet e bankave kanë një vlerë sa rreth 92% e Prodhimit të Brendshëm Bruto të vendit.
Ekspertët shprehen se, rritja e sektorit bankar këtë vit po mbështetet më së shumti nga zgjerimi i depozitave, që përbëjnë burimin kryesor të gjenerimit të mjeteve financiare për bankat.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
BSH publikon rezultatet
“Skaneri ekonomik”/ Triliona lekë-borxhe
Inflacioni i prillit
1.4%, shkak rritja me ritme të ulta e çmimeve të ushqimeve
Kërkesa në stanjacion