Shega , simboli i mirëqenies, jetëgjatësisë dhe mbarësisë, është një frut që duhet të zërë patjetër një vend në mbajtësen e frutave në shtëpitë tona.
Pema e këtij fruit të përgjakshëm mund të jetojë deri në 200 vjet.
Shegë janë në treg tashmë ndaj të gjitha moshat duhet t’i hanë çdo ditë pa u menduar dy here. Lehtësisht mund të quhet minierë vlerash ushqyese pasi është e pasur me vitaminën A, vitaminë B5 (acidi pantotenik), E, C, acid folik, kalium dhe fosfor,antioksidantë.
- Përbërësit e mësipërm ndihmojnë në luftimin;
-kolesterolin e lartë;
-hipertensionin;
-arteriosklerozën;
-infeksionet e mishrave të dhëmbëve;
-kancerin e prostatës;
-sëmundjet e zemrës;
-obezitetin;
-parandalojnë hemorroidet, ndihmojnë gratë gjatë menopauzës;
-pastron gjakun. Shega është e pasur me flavonoide, përbërës që i bën më elastike venat, duke parandaluar kështu sëmundjet kardiovaskulare. Ndërsa vitamin C pastron gjakun nga yndyrnat dhe ndihmon në një funksionim më të mirë të aparatit kardiovaskular. Këshillohet të konsumohet rregullisht gjysmë gote lëng shege, çdo mëngjes për dy muaj me radhë;
-balancon çrregullimet hormonale. Sipas studimeve të fundit shegët kanë një veprim balancues në sistemin hormonal. Shërben si katalizator i çrregullimit të humorit te femrat në menopauzë;
-përfitime nga ky frut kanë dhe meshkujt. Sidomos ata që vuajnë nga tumori i prostatës. Lëngu i këtij fruti shërben si mburojë kundër qelizave të kancerit;
-shërben për të luftuar virozën tek fëmijët dhe njerëzit e moshës së tretë;
-forcon sistemin imunitar;
-largon toksinat nga organizmi;
-përshpejton trejten.
Lehtësisht ky frut mund të quhet ”minierë” e vërtetë vlerash ushqyese.