Mozzik për një kohë të gjatë ka qëndruar larg Shqipërisë fizikisht por në portale ka qënë gjatë gjithë kohës një nga artistët më të përfolur për shkak të ndarjes me reperen Loredana.
Ditën e djeshme në emisionin “Shiko kush Luan”, Mozzik shprehu dëshirën për të bashkëpunuar me Tayna-n në njërën prej lojrave që Luana Vjollca kishtë organizuar në këtë puntatë.
Ai zgjodhi emrin e saj mes gjithë artistëve shqiptarë, por Tayna ka zgjedhur të mos japë asnjë përgjigje të drejtpërdrejtë lidhur me këtë kërkesë.
Por mesa duket ajo i është përgjigjur në një formë shumë të dhimbshme pasi ka postuar në InstaStory një foto selfie me Loredanën e duket se bashkëpunimin ajo ka vendour ta bëjë me ish-gruan e tij dhe jo me Mozzik.
Tayna dhe Loredana janë ndër reperet e rralla të cilat ruajnë marrëdhënie të mira, pasi të gjithë e dimë situatën e ‘acaruar’ që kanë reperët shqiptarë.